E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët që martohen me britanikë testim në anglisht

Duke filluar nga vjeshta e vitit 2010, të gjithë emigrantët jo-evropianë përpara se të marrin vizë duhet të demonstrojnë se kanë njohuri bazë të anglishtes që i mundëson atyre të përballen me jetën e përditshme.

Rregullat do zbatohen për bashkëshortët, partnerët civilë, çiftet e pamartuara, partnerët e të njëjtit seks dhe të fejuarit dhe do jenë të detyrueshme për njerëzit që aplikojnë brenda Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për aplikantët për viza jashtë vendit.

“Një bashkëshort që vjen nga jashtë Evropës duhet t’i demonstrojë Agjencisë së Kufirit të Mbretërisë së Bashkuar bashkë me aplikimin e tyre, se ata kanë kaluar testin e gjuhës angleze me një nga ofruesit e testit të miratuar nga Agjencia e Kufirit. Sipas rregullave aktuale, aplikuesit për vizë martese duhet të përmbushin një sërë kriteresh përpara se të lejohen të hynë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjithë aplikuesit duhet të demonstrojnë se martesa apo partneriteti i tyre është real dhe se mund të mbajnë veten financiarisht”, thekson njoftimi i qeverisë britanike. Pavarësisht se martoheni në Mbretërinë e Bashkuar apo jashtë vendit, partneri jo-britanik duhet të aplikojë për vizë dy vjeçare për t’u bashkuar me bashkëshortin/en ose të fejuarin/ën për të ardhur dhe jetuar në Mbretërinë e Bashkuar si bashkëshort. Në përfundim të dy viteve ata mund të aplikojnë tek Agjencia e Kufirit për leje qëndrimi pa afat.

Bashkëshortët që aplikojnë për leje qëndrimi pa afat pas përfundimit të periudhës dy vjeçare të rezidencës së përkohshme, duhet akoma të kryejnë Testin e Njohurive të Jetës dhe Gjuhës në Mbretërinë e Bashkuar. Ky test i shtohet detyrimit të ri për njohuri bazë të anglishtes që është pjesë e aplikimit të tyre fillestar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›