Emigrantët shqiptarë mbetennëpër radha, fluks në Kakavijë
Të tjera rreth shkrimit U zgjidh ngërçi me toponimet
KAKAVIJE - Nuk kanë të mbaruar mundimet për emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi dhe që duan të kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet pranë familjarëve të tyre.
Pas zgjidhjes së peripecive për toponimet e pasaporta, emigrantët nuk i shmangen radhët e gjata në pikat kufitare.
Policia e Gjirokastrës informon për radhë të gjatë, gjatë natës së të shtunës (10 gusht) në pikën kufitare të Kakavijës.
Shkak është bërë pala greke, e cila nuk ka punuar gjatë natës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm po punon vetëm me një sportel. Që nga dita e djeshme dogana greke ka patur probleme me sistemin kompjuterik.
Ngërçi mes vendit tonë dhe shtetit fqinj, atij grek, për problemin e toponimeve mori dje zgjidhje të përkohshme. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht njoftoi dje Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Greqi. Ky kalim është i vlefshëm deri në datën 05 shtator 2013. Ndërkohë edhe nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës mund të kalojnë pa hasur problemin e toponimeve, të gjithë emigrantët deri në fund të muajit gusht. Marrëveshja u arrit pas një takimi mes drejtorit të kufirit të Gjirokastrës Admir Abrija dhe homologut e tij grek.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)