Emigrantët shqiptarë shpëtojnë ekonominë maqedonase nga kolapsi

Shkup, 8 maj, NOA - Paratë e emigrantëve shqiptarë, dërguar familjeve të tyre në Maqedoni, sërish do të shpëtojnë ekonominë nga kolapsi dhe kjo vërtetohet edhe nga raportet e organizatave më relevante të informacionit tregtar.
Kështu, agjencia më e madhe dhe më e vjetër e informacionit tregtar dhe të biznesit në botë, Dun & Bradstreet (D&B) në raportin e tij të publikuar në fillim të muajit maj parashikon rritje të dërgesave të mërgimtarëve në Maqedoni.
Sipas publikimit të radhës nga Dun & Bradstreet, thuhet se dërgesat e parave do të rriten si pasojë e përmirësimit të ekonomisë globale dhe kërkesave gjithnjë e më të mëdha të krahut të punës në vendet e perëndimit.
Dërgesat e mërgimtarëve shqiptar që njihen si remitenca, vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme për konsumin e ekonomive familjare në Maqedoni. Shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe kryesisht jetojnë nga të ardhurat e familjarëve të tyre që punojnë në vendet e BE-së.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, pikërisht
dërgimi i rreth 300 milionë dollarëve për familjet e tyre në mënyrë indirekte
për çdo vit financon deficitin buxhetor të shtetit. Statistikat e Bankës
Popullore të Maqedonisë (BPM) tregojnë se vitin e kaluar diaspora ka dërguar
disa dhjetëra milionë euro. Niveli i dërgimit të parave në vitin 2009, në bazë
të të dhënave të Bankës Popullore arrin vlerat diku mbi 100 milionë euro.
Edhe nga përfaqësitë e degëve të kompanisë Uestern Union në Maqedoni thonë se me daljen e Evropës nga recesioni ekonomik, dërgimi i parave nga ana e mërgimtarëve ka shënuar një rritje modeste në krahasim me vitin e kaluar, kur si pasojë e krizës ekonomike globale shumë bashkatdhetar humbët vendet e tyre të punës.
Mërgimtarët si duket po e ndjejnë përmirësimin e ekonomisë globale. Muajve të fundit kanë dërguar para me shuma më të mëdha se një vit më vit parë, thonë nga kompania Uestern Union.
Megjithatë, Dun & Bradstreet (D&B) vlerëson se gjasat janë të vogla që Maqedonia të ketë rritje të mëdha ekonomike siç pritet në shumicën e pjesëve tjera të Evropës.
Dun & Bradstreet (D&B) është agjencia më e madhe dhe më e vjetër i informacionit tregtar dhe të biznesit në botë që daton 170 vjet.
NOA-INA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")