Emigrantet tashme pasaportat ne Itali e Greqi

Sipas marreveshjes qendrat e aplikimit do te hapen ne zyrat konsullore shqiptare ne Athine Selanik Rome dhe Milano. Por Partia Socialiste megjithese e pershendeti kete inisiative te qeverise abstenoi ne votimin e marreveshjes qe lehteson emigrantet ne pajisjen me dokumentat e reja te identitetit.
Sipas opozites shkak kryesor eshte cmimi i pasaportes. Nese aplikon ne Shqiperi kuponi kushton 6 mije leke ndersa aplikimi ne Itali dhe Greqi do te kushtoje rreth 90 euro nje cmim qe sipas nenkryetarit socialist te Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj eshte i larte. Ai tha se nese qeveria do te rishikoje cmimin Partia Socialiste do te votoje pro marrveshjes ne Parlament cka do ta bente kete edhe votimin e pare te nje projektligji nga Partia Socialiste qe kur ajo kushtezoi pjesemarrjen e saj ne votim me hetimin e zgjedhjeve.
Por kryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali e cilesoi kete nje demagogji boshe. Sipas tij ne kohen e qeverisjes se Partise Socialiste nje aplikim per pasaporten e vjeter per emigrantet shqiptare kushtonte 180 euro ndersa tani sic tha zoti Rusmali qeveria ka ulur me shume se dy here koston e marrjes se nje pasaporte biometrike per emigrantet nese ata do te aplikojne ne Greqi dhe ne Itali.