E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetem nje 3G

Qeveria shqiptare ka vendosur qe per ofrimin e sherbimit te ri te internetit me shpejtesi te larte permes teknologjise 3G te jape vetem nje auotorizim nga kater te tille qe ka parashikuar.

Per autorizimin e dyte qeveria nuk ka dhene asnje afat.

Ish ministri i Ekonomise dhe eksperti i njohur per konkurrencen ne treg Zef Preci thote se ky vendim krijon monopol ne treg.

Ne kushtet kur entet tona jane te dobta ne mbikeqyrjen dhe imponimin e rregullave te tregut detyrimisht qe do te pengonte operatoret investues te zgjeronte gamen e produkteve qe ofrojne. Ne kete menyre lihen shtigje per afera korruptive dhe demtim te tregut ne pergjithesi eshte shprehur Preci.

Sipas qeverise operatori celular qe do te marre autorizmin e pare duhet te paguaj me shume se 12.5 milione euro. Sipas zoti Preci qeveria nuk ka dhene deri tani asnje shpjegim se si e perllogarit kete detyrim.

Karahas interesit momental si te qeverise ashtu edhe te biznesit qe do te marre licencen do ishte e keshillueshme te merreshim parasysh interesat e publikut deklaroi Preci.

Vendimi i qeverise per te dhene vetem nje autorizim 3G jep ndikim negativ jo vetem ne sektorin e telekomunikacioneve por ne gjithe ekonomine.

Cfardolloj liberalizimi te tregut nuk mund te mos jete pozitiv per konsumatorin tha Preci.

Sot ne Shqiperi vetem 12.5 perqind e familjeve mund te perdorin internet me shpejtesi te larte dhe numri i linjave per kete sherbim per cdo 100 banore eshte vetem 3 perqind.

Keto jane rezultate me te uleta jo vetem ne Bashkimin Europian por edhe ne rajon.

Shqiperia eshte edhe nje nder vendet me te vonuara ne aplikimin e teknologjise se re 3G nderkohe qe ne shume vende te tjera ka nisur aplikimi i tekologjive me te avancuara prej te cilave qytetaret marrin sherbime me cilesore dhe paguajne cmime me te uleta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›