E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigranteve ne Greqi u hiqen perfitimet sociale

Te gjithe ata qe mbeten pas shkurtit 2012 te papune mbi dy vjet per fat te keq ne qofte se nuk aprovohet ligj i ri te papunet qofshin vendas apo imigrante nuk do te arrijne te marrin libreze shendeti - thote Mitropullos punonjes i Ministrise se Punes ne Greqi i cili sheh dite me te veshtira per te papunet e memorandumit pas vitit 2014 kur do te duhen 100 dhe jo 50 pulla siguracioni per siguracion shendetesor. Nje qarkore e dyte e ministrit te Punes Jorgos Kutrumanis i ben me te rrepta premisat e siguracionit per prinderit e imigranteve. Qe te perfitojne prej siguracionit te femijeve te tyre apo bashkeshortit/es ose duhet te jene mbi moshen 60 vjec rezidente te perhershem ne Greqi dhe pa asnje te ardhur ose duhet te kene invaliditet mbi 80.

Nuk do te lejohet shkelja e ligjit dhe shperdorimi i te ardhurave

Ne aferen korruptive te librezave te shendetit qe arriten edhe te bliheshin ne treg te zi nuk eshte abuzuar pak edhe nga emigrante nevojtare qe bien dakord me nepunesit korruptive. Eumlshte me se e qarte se ekzistojne abuzime te tilla - i thote Deutsche Welle-s presidenti i entit me te madh te siguracionit social IKA Robertos Spiropullos. Gjithcka eshte rrjedhoje e ligjit 3996/2011 te muajit gusht nje kombinim rregullimesh te rrepta vlereson per Deutsche Welle-n presidenti i Unionit per Mbrojtjen e Punes dhe te Shtetit Social profesor i se Drejtes se Punes dhe Sigurimeve ne Universitetin e Athines Aleksandros Mitropullos. Qarkorja shfuqizon sipas tij edhe rregullimin e favorshem te perftimit te librezes se shendetit me 50 pulla siguracioni pasi e percakton si kalimtar per periudhen 1 mars 2011 - 29 shkurt 012 dhe vetem per trajtim mjekesor dhe ilacet pa asnje kompensim tjeter ne para.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›