E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigranti shqiptar fiton betejën me shtetin grek, dëmshpërblehet 12 mijë euro

Share

Një emigrant shqiptar ka fituar betejën me shtetin grek në Strasburg në lidhje me vendimin për dëbim nga ky vend.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dha të drejtë shtetasit shqiptar Arben Lisa dhe vendosi gjobitjen për shtetin helen me 12 mijë euro. Shteti grek duhet të paguajë këtë shumë tek emigrant shqiptar si dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut, si dhe 1.500 euro për shpenzime, raporton Ora News .

Emigranti kishte jetuar ligjërisht për disa vite në Greqi me leje të rregullt qëndrimi, që i kishte rinovuar radhazi midis viteve 2003 dhe 2010.

Ndërsa në 20 prill 2010 kishte bërë kërkesë për rinovim të lejes, gjë që nuk iu mundësua. Emigranti shqiptar u arrestua nga autoritetet greke me pretendimin se kishte një leje qëndrimi të skaduar dhe pastaj u dërgua në Shqipëri.

Ditë më parë në një raport të organizatës Human Rights Watch theksohej se sulmet ksenofobike ndaj emigrantëve dhe refugjatëve po kthehen në një fenomen shqetësues në Greqi, ndërsa thuhej se gjykatat greke dhe policia nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›