E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Heqja e imunitetit, të votohet në kohë ligji

“Ekziston sensibilitet i lartë publik po edhe i partnerëve ndërkombëtarë. Është theksuar se hapat e para në çlirimin e politikanëve nga imuniteti i zyrtarëve të lartë, do të mirëpriteshin dhe do të vlerësoheshin si një vullnet jo vetëm për të luftuar korrupsionin por edhe për të hedhur një hap më tej për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në Bashkimin Europian. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë një pjesëmarrëse aktive në këtë debat, prandaj ajo ka paraqitur edhe propozimet e saj të cilat konvergojnë por edhe divergojnë me draftin e paraqitur nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Meta.

“Megjithatë për ne çështja më kryesore nuk është thjesht për ndryshimin në formulim. Çështja kryesore e cila duhet t’i bashkojë të gjithë aktorët parlamentarë në mënyrë të veçantë, është zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje dhe natyrisht brenda datës 6 gusht, sepse ne vlerësojmë se është shumë e rëndësishme për zgjidhje të çështjes në themelet e saj ashtu sikurse po kaq e rëndësishme është edhe koha kur realizohet kjo zgjidhje dhe ne mendojmë se të gjitha palët janë të përgatitura për mendimet e tyre të ndryshme në angazhimin për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e imuniteteve. Prandaj, Lëvizja Socialiste për Integrim apelon për të përdorur të gjithë kohën, e cila nuk është e pakët deri në 6 gusht për të dhënë një zgjidhje përfundimtare, një zgjidhje edhe kushtetuese por njëkohësisht në radhë të parë një zgjidhje politike dhe morale”.

                                                                                             2012-07-17 16:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›