Eminem do zbuloje territore të reja

Reperi i njohur Eminem do të zbulojë “shtete të reja” në albumin e tij më të ri. Reper është duke punuar në albumin e tij të ri që pritet të publikohet së shpejti. Që nga viti 2010 atëherë kur edhe doli albumi I tij ’Recovery’, Eminem nuk publikuar më albume.
"Në fakt unë sapo kam filluar punën. Por në të njëjtën kohë kam qenë duke u marr edhe me gjëra të tjetra”, kishte thënë Eminem për ‘MTV News’ gushtin e kaluar atëherë kur kishte paralajmëruar albumin dhe që nga ajo kohë, fansat e tij po presin me padurim.
DJ Alchemist, me të cilin kohëve të fundit Eminem ka nisur të bashkëpunojë, ka zbuluar më shumë detaje lidhur me albumin.
"Eminem do të përfshijë më shumë territore në albumin e ri. Mendoj se kjo është ajo se çfarë ju duhet të prisni”, është shprehur ai./Indeksonline/