E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eminja është Miss Diaspora 2013

Vajzat më të bukura shqiptare të diasporës, të ardhura nga të katër anët e botës ku jetojnë shqiptarët, kanë konkuruar për kurorën e më të bukurës në ‘Miss Diaspora 2013”, mbajtur të shtunën  në Duseldorf të Gjermanise.

Fituese është shpallur Emine Aliu, e cila mes lotëve dhe lumturisë mezi ka shqiptuar emrin e saj, por edhe vajzat e tjera kanë rrëmbyer çmime të shumta dhe janë ndjerë të lumtura për pjesëmarrjen e tyre në këtë event.

Organizatori kryesor sportist-artisti i njohur shqiptar Enver Idrizi është ndjerë mjaft i kënaqur në fund të kësaj mbrëmje dhe ishte plotësisht dakort që vajza të ishte ajo që vlerësohet më shumë nga juria ashtu sic edhe ndodhi.

Në juri mes të tjerëve merrnin pjesë edhe zonja e njohur e spektakleve të bukurisë shqiptare Alda Bozo, këngëtarja Eda Zari, nga kryeministria e Shqiperisë ishte Fatos Skeja, Vivian Canaj-Top Modele e njohur shqiptare, Make-up artistja e njohur Nazlije Sadrijaj.

Gjatë spektaklit e kanë ndezur atmosferën edhe këngëtari Gena, humorstët e njohur “Stupcat”, këngëtari Fatmir Ismajli, si dhe Dj Valentino Sky. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›