E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatoni dhe Seveni, baladë në New York

Kitarisiti Faton Macula, së shpejti do të publikojë një bashkëpunim të veçantë me këngëtarin e ri, Seven Saraqi.
Dy muzikantet qe jetojne ne SHBA, po punojnë në realizimin e vidoeklipit të baladës “Where did you go'’, xhirimet e së cilit kanë filluar në New York.

Këngëtari i ri Seven Saraçi, biri i Sunaj Saraqi dhe Vera Oruçaj, duket se po vazhdon trashëgiminë muzikore brenda familjes. Seven ka debutuar para dy vitesh në skenën muzikore shqiptare, pasi ishte bërë i njohur në botën e muzikës klasike si performues në instrumentin e pianos.

Ndryshe, Macula është duke punuar edhe në realizimin e disa bashkëpunimeve tjera me këngëtarë të estradës shqiptare, që do të përfshihen në albumin e ri muzikor që do të përmbajë 13 këngë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›