E Martë, 3 Nëntor 2026

Emisioni ‘3D’ në RTSH, Doçi: Edhe nëse kushtetuesja rrëzon procedurën, vepra penale është në dosje

Gazetari investigativ, Adriatik Doçi, është i mendimit se edhe nëse Gjykata Kushtetuese apo Strasburgu e rrëzon procedurën, mbetet vepra penale e dyshuar që ata kanë kryer.

Sipas tij, kemi të bëjmë vetëm me një masë sigurie, jo me arrestim apo ndalim të Berishës.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese apo ajo e Strasburgut e rrëzon këtë lloj  pretendimi nuk prek dosjen dhe elementet penale që janë në dosje. Nuk është një arrest me burg, është një lloj kufizimi i lirisë. Në gjykimin tim, SPAK-u nuk mund t’i hynte kësaj zallamahie ku shumë mirë mund ti çonte parlamentit një kërkesë”, tha Doçi në emisionin ‘3D’ në RTSH.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›