Emisioni ‘3D’ në RTSH, Neza: PD përbën tashmë 2 parti

Gazetari Sami Neza në emisionin “3D” në RTSH ngriti pretendimin se problemet e PD-së nuk janë më çështje procedurash. Sipas tij, procesi politik është në pikën zero.
“Nuk bëhet më fjalë për ndarje dhe bashkim. PD përbën tashmë 2 parti. Lindita Nikolla nga ana tjetër nuk zbaton Rregulloren e Kuvendit. Bllokimi në Kuvend i PD-së është pjesë e një skenari të vjetër. Partitë bëjnë politikë, por procedurat nuk mbivendosen mbi procesin politik,“ theksoi Neza.
Sipas tij, ndarjet në PD janë të vjetra që me Kalakulën e me radhë.
“Vulën se ka ende finalisht as Berisha, as Basha. Ndarja po debatohet si çështje proceduerash, pasi procesi politik ka mbaruar tashmë,“ nënvizoi Neza.
/rtsh.al/