E Martë, 3 Nëntor 2026

Emisioni ‘3D’ në RTSH, Papa: Procedurat që u ndoqën për Rezolutën kishin si qëllim që të shmangnin grupin e PD-së

Grupi parlamentar i PD-së kishte rezerva për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën, jo shumë për përmbajtjen sesa për procedurat që u ndoqën deri në miratimin e saj.

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Enriketa Papa, njëkohësisht pedagoge, e komentoi në emisionin ‘3D’ në RTSH këtë problematikë lidhur me qasjen që u bë deri në finalizim.

“Grupi parlamentar i PD-së ngriti shqetësimin në konceptimin e Rezolutës nga deputetët e së djathtës dhe ata të PS-së. Deputetët në komisionin parlamentar për politikën e jashtme nuk u pyetën fare. Rezoluta erdhi e imponuar. Është mirë që u iu mbivendos asaj të Kosovës, por PD-ja kërkoi që ajo të ishte më konsunsuale, si dhe të përcaktonte edhe disa drejtime kryesisht lidhur me ato vende që nuk e njohin Kosovën. Ka disa pika që s’janë diskutuar fare. Procedurat që u ndoqën për Rezolutën dhe arritjen e marrëveshjes, kishin si qëllim që të shmangnin grupin e PD-së. Gjykonim se duhej argumentuar roli i Shqipërisë, në lidhje me këtë proces. Rama në Kuvend thjeshtë bëri populizëm për të sqaruar deklaratat e tij të mëparshme.”, tha Papa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›