E Martë, 3 Nëntor 2026

Spostohet Kongresi i PS/ Pritet të zgjidhen strukturat organizative të partisë

Socialistët duket se e kanë zhvendos më 4 nëntor mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë, i  parashikuar të zhvillohej rreth javës së 3-të të muajit tetor.

Burime nga PS-të, konfirmojnë për RTSH-në, se mbajtja e Kongresit është shtyrë në agjendën e aktiviteteve, duke i dhënë mundësi strukturava dhe të deleguarve, të vijojnë takimet në bazë me analizat gjithëpërfshirëse.

Asambleja Socialiste e 4 shtatorit solli ndryshime të sekretariateve të partisë, ku Sekretar Organizativ u caktua Ardian Çela; Sekretare e Programit Milva Ekonomi; Sekretariati i Burimeve Njerëzore Eduart Ndreca; Sekretariati i Gruas, Evis Kushi, Sekretariati Digjital dhe Rinisë, Etjen Xhafa; Sekretare e Mardhënieve me Jashtë Romina Kuko, ndërsa për çështje zgjedhore Eridian Salianji.

Më herët gjatë verës, kryesocialisti Edi Rama, mblodhi 2 herë asamblenë; më 26 Korrik dhe 4 Shtator; ku në këtë të fundit, komunikoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke i argumentuar se ato do ti japin një energji të re qeverisjes, në mandatin e 3 –të të socialistëve.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›