E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emisioni ‘Dekalog’, Nasip Naço: Pse u largova nga LSI, raportet e mia me kryeministrin Rama

Nasip Naço, pas një periudhe afro 3 vjeçare, ka thyer heshtjen politike, duke dhënë vlerësimet e tij, në lidhje me largimin nga LSI dhe kalimin tek PS. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Dekalog’ të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24, Naço deklaroi se problemet e tij me LSI-në kanë filluar që në vitin 2015, në zgjedhjet lokale. “Në 2017 brenda LSI u krijua nje marredhenie disi e ngurtë pas largimit të Ilir Metës. Nga LSI më është kërkuar një rezultat qesharak për ta marrë në qarkun e Durrësit. Më dukej sikur LSI po bënte eksperiment me qarkun e Beratit”, komentoi Naço. Në vijim të intervistës Naço u shpreh se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama kanë qenë “të shkëlqyera gjithmonë”. “PS në qarkun e Beratit do marrë 5 mandate. LSI është gati-gati inekzistente në Berat”, deklaroi Naço.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›