E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Nëse nuk mbaj premtimet, nuk do të kërkoj mandat të dytë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të postimit të një video të veçantë ka treguar angazhimin e parë të partisë së tij, nëse vjen në pushtet dhe nuk mban premtimet ndaj elektoratit.

“Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër”, shprehet Basha në këtë video mesazh.   Teksti i video-mesazhit:   Të dashur miq, 8 vjet premtime të pa mbajtura, 8 vjet dështime. Shqipëria ka mbetur në vend numëro.

Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe.

Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet. Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë.

Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.

Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën!

Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›