Emisioni “Përballë” në RTSH1- HD, Murrizi: “Synoj 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit”

Lëvizja Demokratike Shqiptare synon të fitojë 4 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, kryetari i LDSH, Myslim Murrizi tha:
“Luaj për të marr katër mandate. Shpresoj nga revolta e qytetarëve shqiptar, nga mënyra se si janë trajtuar nga arroganca e viteve të fundit dhe nga mllefi i paparë që kanë ndaj pesë fytyrave që prej 30 vitesh janë tallur me shqiptarët”.