Emocione në 50-vjetorin e Maturës/Ish-nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Jordan Misja” kujtuan vitet e shkollës

Pesëdhjetë vjet pas përfundimit të gjimnazit, ish-maturantët e vitit 1976 të gjimnazit “Jordan Misja” u rikthyen në ambientet e shkollës për të festuar jubileun e maturës së tyre.
Takimi u shoqërua me emocione, përqafime dhe kujtime të shumta, ndërsa u ritakuan pas dhjetë vitesh.
Organizatori i aktivitetit, Alfred Harusha, si edhe ish-maturanti Aleksandër Hila, ndanë emocionet e këtij rikthimi dhe rëndësinë e ruajtjes së miqësive ndër vite.
Momente prekëse përjetuan edhe ish-mësuesit, të cilët u shprehën të lumtur që panë sërish nxënësit e tyre.
Takimi vijoi në një atmosferë miqësore, ku u ndanë kujtime nga vitet e gjimnazit, u risollën në vëmendje ngjarje të veçanta të asaj kohe dhe u nderua me respekt kujtimi i atyre që nuk jetojnë më.
Gazetar: Marjo Gjini