E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocione te forta ne surprizen per Gracianon

Me pas eshte koha te flasin per nje nga banoret me te rinj te shtepise Gracianon. Me rrefimin e tij gjate proves javore me objektet ai na ka emocionuar te gjitheve me realitetin qe percolli teksa pershkruante jeten e tij 20 vjecare. Nje jete e mbushur me te panjohura me mungesen e figures aterore.

Graciano ne momentet e rrefimit eshte shprehur se ka qene gjithnje ne kerkim te nje fotografie ku te mund ti shihte te dy prinderit bashke. Por kete foto nuk e ka gjetur kurre. Femijeria e tij ka qene nje femijeri e pazakonte. Fati seshte treguar shume bujar me te pasi e ka vene perballe situatave shume te veshtira qe zor ti perballoje nje femije.

Arbana e fton te shkoje tek dhoma e surprizave ku gjen nje byzylyk te vogel nje rreth qe u vihet femijeve ne maternitet. Graciano shprehet se ai byzylyk eshte shume i vecante per te dhe tregon se ka vitin e tij te lindjes dhe vendin Selanik. Ai shprehet se femijeria e tij eshte nje femijeri qe jo cdo femije mund ta kaloje e nuk ka patur ate cka kishin te gjithe femijet e tjere.

Me pas shfaqet nje klip ku mamaja e Gracianos tregon nje hartim qe ai ka shkruar ne moshen 10 vjecare. Graciano emocionohet shume dhe nder lot shprehet se as nuk e mbante mend qe ajo leter ekzistonte.

Ne kutine qe ndodhet prane tij ka nje suprize tjeter per Gracianon e aty gjendet nje album fotografik. Mamaja e tij i kerkon falje qe ia ka mbajtur te fshehte deri tani foton qe ai aq shume e ka dashur. Ne faqen e fundit te albumit qe ai ka ne kuti ndodhet fotoja e prinderve te tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›