E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e alfabetit mbrapsht Surprize per Lorenen fituesen e lojes

7 Marsi festa e mesuesit erdhi ne shtepine e BB-se bashke me nje zarf ku u njoftua nje loje per banoret. Ata duhet te thonin alfabetin mbrapsht brenda nje kohe te caktuar nje detyre ne dukje e pamundur. Per personin qe do e citonte me shpejt u premtua dhe nje surprize. Arbana i komplimenton banoret per lojen e alfabetin te cilen e realizuan mjaft mire.

Arbana i fton banoret te shohin nje klip me momentet e lojes se alfabetit dhe komplimenton Lorenen e cila e ka thene alfabetin me shpejt nga te gjithe. Lorena shkon ne dhomen e suprizave ku ka nje surprize per te. Lorena nuk ka mundur te takoje prinderit dhe motrat e saj para se te vinte ne BB. Ajo ka nje tatuazh ne krah e Arbana e pyet per domethenien qe ka. Lorena tregon se ai i dedikohet motrave te saj dhe lidhjen qe kane ato me njera-tjetren.

Arbana shprehet se loja e alfabetit e cila perkoi me festen e 7 Marsit ka nje kuptim te dyfishte per Lorenen duke qene se mamaja e saj eshte mesuese dhe e feston kete dite. Per Lorenen shfaqet nje klip surprize me mamane dhe motrat e saj cka e emocionon Lorenen se tepermi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›