E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emri/ 37-vjeçarja tentoi të djegë farmacinë: Ilaçet që bleva më shkaktuan probleme shëndetësore

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçare, pasi kjo e fundit tentoi që ti vërë flakën një farmacie në afërsi të zonës së 9-Katëshve në kryeqytet.

Në pranga ka rënë Marsida Kumurija. Siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, e reja ka lyer me benzinë farmacinë, pasi më heret ishte përfshirë në një sherr me farmacisten.

E reja ishte kliente në këtë farmaci. Sipas saj ilaçet që kishte blerë në këtë dyqan, i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Edhe pse i hodhi benzin biznesit, në fund nuk i vendos flakën farmacisë, ku sipas policisë veprimin e kreu për të kërcënuar punonjësit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›