E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lezhë/ Shpallen në kërkim tre persona, dhunuan barbarisht dhe plagosën me armë zjarri 22-vjeçarin

Një 22-vjeçar u qëllua me armë në orët e vona të së hënës në Lezhë, por fatmirësisht mori vetëm plagë të lehta. Plagosja e të riut aleks laska në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës nisi e gjitha nga një lojë bilardoje.

Një grup të rinjsh u konfliktuan fillimisht në ambientet e brendshme të sallës së bilardos.

Pasi dolën jashtë, ata sulmuan fizikisht 22-vjeçarin, duke përdorur edhe mjete të forta. Njëri nga të rinjtë qëlloi me pistoletë në këmbë Aleks Laskën.

Ky i fundit u paraqit vetë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa në dëshminë që dha para policisë, deklaroi se nuk i njeh të rinjtë me të cilët u përplas fizikisht.

Ndërkohë, uniformat blu arritën të identifikojnë autorët dhe i shpallën ata në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›