E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Drucas: Asnje propozim nga SHBA

Perfaqesuesi i diplomacise greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se nga Shtetet e Bashkuara nuk ka pasur asnje propozim per zgjidhjen e kontestit te emrit me Maqedonine.

Drucas ka mohuar keshtu spekulimet ne media, se Uashingtoni i ka bere propozimet gjate vizites se kryeministrit Papandreu.

“Nuk ka pasur propozim nga SHBA. Ajo qe kemi eshte vija jone e kuqe kombetare, perkatesisht pozicioni “erga omnes”. Pra, nje emer te komplikuar me percaktim gjeografik”, ka deklaruar Drucas.

Me tej diplomati grek ka shtuar se Athina zyrtare eshte e angazhuar qe te arrije me vendin fqinj nje zgjidhje te negociuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›