E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika kosovare: Raporti i DASH-it ishte objektiv

Pozita dhe opozita kosovare janë pajtuar me të dhënat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, megjithëse japin vlerësime të ndryshme.
Raporti i publikuar një ditë më parë nxjerr në pah shumë probleme, sidomos në krimin e organizuar, korrupsionin, presionin ndaj mediave dhe gjykatave, çështjen e të zhdukurve dhe trafikimit.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë, është vlerësuar si objektiv nga shoqëria civile dhe opozita. Por, me këtë raport pajtohet kryesisht edhe vetë qeveria e vendit, e cila sipas raportit është përgjegjëse për shumicën e problemeve që janë theksuar në të. Raporti ka nxjerrë probleme të mëdha me krimin e organizuar, korrupsionin dhe gjendjen e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›