E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri Gruevski Jo zgjidhje qe cenon identitetin

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se vendi i tij do te pranoje te mbylle kontestin e emrit me Greqine vetem nese gjendet nje zgjidhje qe nuk demton identitetin dhe kulturen maqedonase.

Maqedonia ka qene dhe mbetet konstruktive dhe e angazhuar ne vazhdimin e bisedimeve te ndermjetesuara nga OKB me qellim gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme e cila nuk do te demtoje identitetin kombetar gjuhesor dhe kulturor ka pohuar Gruevski.

Deklaraten e tij kryeministri maqedonas e beri pas nje takimi me homologun malazez Milo Gjykanovic ku nder te tjera ka theksuar se zgjidhja duhet te jete gjithashtu e pranueshme nga shumica e qytetareve maqedonas.

Nga ana e tij Gjukanovic eshte shprehur se zgjidhja e kontestit te emrit do te kishte nje ndikim pozitiv jo vetem tek Maqedonia por tek stabiliteti i gjithe rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›