E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidrocentrali i Zhurit Kosova do ta ndertoje

Qeveria e Kosoves nuk leviz nga qendrimi i saj per ndertimin e Hidrocentralit te Zhurit.

Dhe kjo u riperserit gjate punimeve te nje konference me titull Bashkepunimi Shqiperi-Kosove dhe Zhvillimi i Sektorit energjitik te mbeshtetur nga ministrite perkatese te te dy shteteve. Ne Prishtinemungoi ministri shqiptar i energjitikes ilir meta i cili ne programin e shperndare nje dite me para parashikohej te fliste.

Por ne lidhje me kete ceshtje foli homologia kosovare Justina Pula. Ajo tha se ndertimi i hidrocentralit te Zhurit ne kete kuader si dhe reduktimi shfrytezimit te linjitit jane e pjese te detyrimeve qe Kosova ka ndaj Bashkimit Evropian.

Besoj qe problemet jane sa i perket koncensionimit te hidrocentraleve. Ne jemi nje shtet kemi nje vizion per nje treg te perbashket tha Pula. Nderkohe Agim Bregasi perfaqesues i Ministrise shqiptare te Energjitikes thote se eshte ngritur komisioni per te gjetur zgjidhje te pranueshme per dy palet.

Qeveria e Kosoves nga ana e saj ka hapur tenderin per ndertimin e hidrocentralit te Zhurit. Interesim per kete projekt fillimisht kane shprehur dy koncorsiume dhe nje kompani. Po keshtu nga 60 hidrocentrale sa eshte e planifikuar te ndertohen qeveria e Kosoves ne maj te ketij viti ka filluar procedurat tenderuese per 11 te tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›