E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, SHBA dhe BE terheqin vemendjen Shkupit

Ambasadori i sapo emeruar i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shkup, Filip Riker, dhe ai Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, i kane terhequr verejtjen kreut shteteror te Maqedonise pas debateve te fundit lidhur me ceshtjen e emrit.

Diplomati amerikan Riker i ka bere thirrje lidereve maqedonas te jene me serioze ne qasjen e tyre rreth problemit me Greqine.

“Mbeshtesim procesin e OKB-se per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme per te dyja palet dhe ne besojme se kjo do te ndodhe. Mendojme se kjo eshte me se e rendesishme per te ardhmen e Maqedonise dhe per nje dite si kjo duhet te punojme se bashku per te ardhmen e paqes dhe prosperitetit per arritjen e qellimit", eshte shprehur ambasadori i SHBA-se ne Shkup, Filip Riker.

Evrvan Fuere mosmarreveshjet midis kreut shteterore te Maqedonise i ka cilesuar si te demshme per ardhmerine e vendit. Eurodiplomati nuk ka dashur t’i komentoje zerat nese mosmarreveshjet midis kreut te shteteror do te dobesojne pozicionet e Maqedonise.

Fuere ka folur edhe per raportin e Komisionit Evropian per Maqedonine i cili sipas tij eshte ne perfundim e siper. Ai ka sqaruar se raporti do t’i perfshije te gjitha fushat ne te cilat eshte shenuar perparim dhe se do te inkurajohen qeveria dhe te gjitha institucionet shteterore qe te vazhdojne permbushjen e kriteriumeve per integrimin e vendit ne BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›