E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportet e Kosoves vene ne veshtiresi kosovaret

Mosnjohja e pasaportave te Kosoves nga shume shtete po u krijon qytetareve te saj mjaft probleme. Shembulli i fundit per kete jane rreth 30 punetore kosovare te cilet punojne me vite ne Administraten e Kombeve te Bashkuara ne Sudan.

Ndersa atyre ju skadon afati i dokumenteve te UNMIK-ut, si pasoje e mosnjohjes se pasaportave te Kosoves nga Sudani detyrohen t’i braktisin vendet e punes. E vetmja zgjidhje per kete duket se eshte pajisja me pasaporta serbe.

“Shteti ne te cilin une punoj eshte nje nder shtetet qe nuk e njeh pavaresine e Kosoves, problemi eshte se e vetmja mundesi per te shkuar atje eshte per te marre pasaporta serbe. Por tani jemi bere shtet dhe une nuk dua te kem nje te tille. Pasaporta ime ka afat deri ne muajin prill. Une mund te iki ne ate shtet, por nese dicka nuk ndryshon deri atehere, mund te ngelem atje. Dhe nese ndodh kjo kujt prej lidereve tane t’i drejtohem. Do te jem thjesht nje njeri i humbur dhe pa identitet”, eshte shprehur Merita Gashi, punetore ne Sudan.

Institcionet e Kosoves deri me tani nuk kane ofruar zgjidhje konkrete per keto probleme, por ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti fton qytetaret qe t’i adresojne te gjitha problemet ne lidhje me dokumentet e udhetimit ne Ministrine e Puneve te Brendshme. Edhe pse Kosova tashme eshte eshte e pavarur dhe ka dokumentat e saj, nuk jane te paket ata qytetare qe syte i hedhin nga dokumentat e shtetit fqinj, Serbise, pasi pasaporta serbe iu hap rrugen kudo. Por ministri i Brendshem kerkon me shume durim nga shtetasit e Kosoves.

“Nese ndonje grup i qytetareve qe jane punesuar ne menyre kolektive ose dhe raste te vecanta te qytetareve qe punojne ne misione te ndryshme nderkombetare do te paraqesin shqetesimet e tyre, ne jemi te gatshem deri ne kohen kur te njihen, te punojme ne zgjidhjen e ceshtjeve konkrete per udhetimet e tyre. E kemi shtruar disa here kete ceshtje dhe zgjidhja kryesore do te behet me njohjen sa me te shpejt te te gjitha vendeve”, tha Pajaziti.

Pasaporten e Kosoves e kane njohur shumica e vendeve te BE-se, SHBA-se. Por nje pjese e mire e vendeve qe kane njohur pavaresine ende nuk e kane kryer proceduren e njohjes se dokumenteve te udhetimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›