E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i kryeministrit Berisha ne telefonatat e Tan Leprit para atentatit

TIRAN - Dritan Avllaj biznesmeni i njohur i ndertimit pak kohe perpara atentatit ndaj tij te enjten ne mbremje mesohet se ka pasur nje bisede telefonike me kryeministrin e vendit Sali Berisha.


Nje fakt I tille eshte bere I ditur nga burime te Shekullit qe pohuan se Avllaj dhe Berisha kane pasur nje bisede mes tyre e cila ka zgjatur disa minuta ndersa nuk dihet permbajtja e bisedes se zhvilluar mes tyre apo shkaku dhe qellim I bisedes. Burimet thane se biseda eshte zhvilluar pak kohe perpara se Avllajt ti kryhej atentati me arme zjarri ku ai mbeti i plagosur.


Nderkaq ne lidhje me atentatin zyrtare te larte te Policise se Tiranes thane se ai po hetohet ne te gjitha pistat perfshire edhe ngjarjet e vjetra dhe konfliktet qe mund te kete pasur Avllaj me persona te ndryshem. Vete ai ka mohuar te kete pasur ndonje konflikt te ashper me ndonje person qe mund te sillte pasoja te tilla.


Nje dite pas atentatit te dy neteve me pare ndaj biznesmenit te njohur dhe ndertuesit Dritan Avllaj policia ka mbledhur disa deshmi te rendesishme te cilat sipas saj mund te zbardhin autoret e atentatit. Hetuesit thane se jane dy deshmi te rendesishme dhe disa deklarime te tjera te disa personave qe nuk japin informacione te rendesishme vec faktit qe konfirmojne se kane degjuar te shtena.


Burimet thane nga dy deshmite e rendesishme njera i perket shoferit te tij Agron Hoxha 28 vjec eshte mjaft e rendesishme bashke me deshmine e nje personi tjeter i cili ka qene ne vendin e ngjarjes emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia.


Ky i fundit mesohet se eshte djali i nje punonjesi te policise se kryeqytetit. Nderkaq deshmia e dyte mesohet se eshte ajo e nje kalimtari i cili ka pare motorin te ndjeke veturen dhe nje nga dy personat qe udhetonin me motor qelloi ne drejtim te vetures se Avllajt.


Mesohet se Avllaj ka qene duke shkuar per te takuar nje grup personash ne nje kafe prane kompleksit Grand ndersa mesohet se mes tyre ka pasur edhe persona qe ne te kaluaren e tyre kane pasur probleme me policine.


I plagosuri Dirtan Avllaj i pyetur nga hetuesit iu tha atyre se nuk kishte konflikte me ndonje person i cili mund ti kryente atentat. Ne polici ai pohoi se nuk kishte asnje version apo dyshim mbi ndonje person konkret tek i cili mund te ngrinte gishtin. Avllaj ka shtuar se kishte degjuar te shtenat e armes dhe i ishte drejtuar shoferit te tij qe te shtonte shpejtesine e vetures per ti shpetuar nga plumbat e atentatoreve.


Ekspertet e Policise vijuan gjate nates se te enjtes te kerkonin elemente te tjere te nevojshem per hetimin duke gjetur ne vendin e ngjarjes dhe duke sekuestruar edhe tri gezhoja te tjera qe mendohet se u qiten nga e njejta arme gjate atentatit ndaj biznesmenit te njohur Dritan Avllaj i njohur gjithashtu edhe me nofken Tan Lepuri.


Deri ne oret e vona te te enjtes pak ore kohe pas plagosjes se Avllajt policia kishte gjetur ne vendin e ngjarjes 9 gezhoja te kalibrit 9 mm te cilat u administruan nga ekspertet kriminaliste. Nderkaq me tej gjate kerkimeve te mevonshme policia gjeti dhe administroi edhe tri gezhoja te tjera te cilat u renditen ne procesverbalin e keqyrjes se vendit te ngjarjes nga grupi hetimor.


Ne total policia ka pyetur ne cilesine e deshmitareve gjashte persona ne total por vec shoferit dhe nje deshmitari ne vend ngjarje deklarimet e tjera te dhena ne polici nuk sherbyen u shume hetuesve per ngjarjen. Po keshtu burimet thane se ne ambientet e Drejtorise se Tiranes jane shoqeruar me teper se 10 persona te cilet me pas jane lene te lire prej tyre.


Deshmia e shoferit


Menjehere pasi policia eshte njoftuar per ngjarjen dhe ka mberritur ne vendin e atentatit i pari person qe eshte marre ne pyetje prej tyre eshte shoferi i Dritan Avllajt Agon Hoxha. Ai i tha policise se kishin qene duke levizur me mjetin Mercedez- Benz ne drejtim te kompleksit te banimit Grand ku Avllaj kishte lene per te takuar ne nje kafe disa persona miq te tij.


Kur kane qene duke kaluar ne rrugen Mihal Grameno prane shkolles me te njejtin emer sapo kane kaluar nje kompleks lavazhesh pas tyre u shfaq si rrufe nje motociklete e cila u afrua me shpejtesi drejt vetures se shtrenjte ne ngjyre te zeze ne te cilen udhetonte biznesmeni i njohur. Sipas deshmitarit nga kjo motociklete nje person nisi te qellonte me pistolete ne drejtim te vetures se Avllajt.


Sapo nisen te shtenat Dritan Avllaj me tha Jepi shpejt se na vrane shtoji gazin. I pashe nga pasqyra e vetures kur motocikleta po afrohej dhe ne ate moment ata nisen te qellonin me pistolete drejt nesh vetures - mesohet te kete deklaruar shoferi i Avllajt perpara hetuesve te zyres se Hetimit te Vrasjeve te Drejtorise se Policise se Tiranes.

Me tej mesohet se shoferi iu ka treguar hetuesve se pas te shtenave i kishte shtuar shpejtesine vetures duke ndjekur rrugen qe te nxjerr tek kompleksi i banimit Grand. Sipas hetuesve kur atentatoret kane mesuar se Avllaj ishte plagosur kane marre rrugen ne kthim duke ecur ne drejtimin e kundert nga ku kishte shkuar vetura.


Pasi ishte siguruar se atentatoret ishin larguar shoferi i Avllajt ka njoftuar policine. Keshtu pohoi per hetuesit te kishte vepruar shoferi i Avllajt Agron Hoxha 28 vjec me banim ne Tirane.


Deshmia e personit te dyte emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia mesohet se ka pershkruar autoret te cilet ishin sipas tij dy persona te cilet ishin afruar me nje motociklete kishin qelluar ne menyre te panderprere disa here ne drejtim te vetures luksoze me ngjyre te zeze dhe me pas ishin larguar per te dale ne rrugen prane Tregut elektrik ne Tirane.


Avllaj u shoqerua per ne spital me veture policie


Pak momente pas atentatit te ndodhur ne rrugen Mihal Grameno shoferi i tij eshte nisur ne drejtim te Spitalit Ushtarak ndersa me pare ai kishte njoftuar sherbimet e policise se kishte ne veturen e tij nje person te plagosur. Menjehere nje patrulle e policise ka nisur te hape rrugen ne drejtim te Spitalit Ushtarak per ku u dergua ndertuesi i plagosur.


Me tej shoferi i tij me orientimin e policise riktheu veturen ne vendin e ngjarjes me qellim qe ajo te niste hetimin per zbardhjen e krimit duke krijuar nje imazh sa me afer realitetit te ngjarjes. Kjo rrethane ka sherbyer edhe si pikenisje e hetuesve per te zbardhur rrethanat e ngjarjes se mbremjes se te enjtes ne rrugen Mihal Grameno ku u plagos ne shpatull ndertuesi Dritan Avllaj.

12 gezhoja gjeti administroi policia ne vendin e ngjarjes mbremjen e te enjtes ne vendin ngjarjes pas atentatit ndaj ndertuesit Dritan Avllaj. Ky i fundit mori nje plage ne shpatull nga nje plumb i qitur nga nje arme e kalibrit 9 mm. Pas atentatit Avllaj u shoqerua per ne Spitalin Ushtarak ku pas nje nderhyrjeje te shpejte ai hoqi plumbin e marre ne atentat. Pas mjekimit te marre ai u largua nga spitali.


6 persona ne total dhane deshmi per hetuesit e policise se Tiranes por vec shoferit dhe nje deshmitari ne vend ngjarje deklarimet e tjera te dhena ne polici nuk u sherbyen shume hetuesve per te zbardhur ngjarjen. Deri me tani policia ka cilesuar si kyce deshmine e shoferit te Avllajt i cili ka dhene detaje te rendesishme si dhe deshmine e nje personi tjeter i cili ka pare skenen e ngjarjes.


3 atentateve te ndryshme iu ka shpetuar deri me tani Dritan Avllaj qe prej vitit 2001 kur ai u plagos per here te pare ne kembe ndersa ishte ne zonen e pasme te Piramides kur u qellua me arme zjarri duke marre nje plage te lehte ne kembe. Atentati i dyte ishte ai i vitit 2007 kur ne lokalin e tij prane Prokurorise se Pergjithshme u hodh nje sasi tritoli por ne kete ngjarje nuk pati te plagosur vec demeve materiale.

Atentati shoferi dhe dopio xhami i makines shpetojne Dritan Avllajn

TIRANE- Plagoset me nje plumb ne shpatull duke i shpetuar nje atentati te organizuar Dritan Avllaj i njohur me emrin Tan Lepri. Ngjarja ndodhi mbreme vone rreth ores 2200 ne rrugen Mihal Gramen ne kryeqytet prane nje kompleksi banimi ne ndertim. Avllaj mbeti i plagosur ne shpatullen e djathte nga nje plumb i kalibrit 9 mm.


Ne drejtim te tij dy persona te maskuar me skafandra ne nje motociklete qelluan 9 here por xhami dopjo i makines dhe manovrat e shoferit ia kane shpetuar jeten 44 vjecarit.


Biznemeni i njohur ka marre nje plage ne shpatull dhe demtime ne mjetin Mercedez- Benz S prodhim i vitit 2010. Avllaj po levizte me makine ne momentin e atentatit. Makina kishte ende targa gjermane EL 412 S dhe drejtohej nga shoferi i tij.


Sipas deshmitareve te pyetur mbreme nga Shekulli ne vendngjarje vetura me te cilen udhetonte Avllaj vinte nga rruga Ali Visha dhe kishte kaluar prane shkolles Mihal Grameno per te dale prane tregut elektrik. Ne kete kohe nje motociklete e cila vinte nga pas vetures qelloi me nje arme ne te kalibrit 9 mm se paku 9 here ne drejtim te vetures se Avllajt.


Plumbat e kapen mjetin ne xhamin e pasem te tij ndersa shoferi gjate te shtenave devijoi here pas here rrugen me qellim per tiu shmangur plumbave. Nga kjo manover dhe xhami i dyfishte te gjithe predhat e qitura nga nje pistolete qe mendohet te jete Zastava shkaktuan vetem nje plumb ne shpatullen e Avllajt.


Gjate te shtenave shoferi i Avllajt devijoi mjetin ne kryqezimin e pare te rruges duke mare ne te djathte te saj dhe u drejtua per nga kompleksi i banimit Grand.


Motocikleta bashke me dy personat mori ne te majte te kryqezimit duke zbritur tek tregu elektrik per te humbur me pas permes pallateve. Kur gjithcka perfundoi shoferi i Avllajt dergoi ate ne spitalin ushtarak ku mesohet se ai iu nenshtrua nje nderhyrjeje te shpejte per te hequr plumbin e marre ne shpatull.


Gjendja e tij mesohet se eshte jashte rrezikun per jeten. Me vone shoferi ktheu mjetin ne vendin e ngjarjes ku policia nisi te kryente kqyrjen e vendit te krimit si dhe te merrte deshmi te ndryshme.


Ne vend ngjarje policia sekuestroi se paku nente gezhoja te cilat mendohet se jane qitur nga arma e atentatoreve. Policia shoqeroi disa persona ne vendin e ngjarjes ndersa mesohet se nje prej tyre ka dhene nje deshmi shume te rendesishme per hetuesit.


Pistat e hetimit


Deri me tani nuk ka nje piste hetimi te mirefillte ne lidhje me ngjarjen por ndaj Avllajt ka patur dy atentate te meparshme ne Tirane. Ne atentatin e pare te ndodhur ne vitin 2001 Avllaj mesohet se ka marre nje plage te lehte ne kembe. U plagos prane Piramides kur u qellua nga nje person i panjohur. Kurse 3 vjet te shkuara ne lokalin e tij perballe Prokurorise se Pergjithshme shpertheu nje sasi lende plasese.


Miqesia me Thacin

Biznesmeni i njohur me nofken Tan Lepri ka sherbyer ne Kosove si nje nder protagonistet kryesore te shtabit elektoral te kreut te PDK-se Hashim Thaci. Ne Kosove duket se njeriu i shumediskutuar ketej kufirit eshte bere thuajse familjar ne underground-in e politikes kosovare.


Lidhjet e Avllajt me Hashim Thacin kane nje histori shume me te hershme se miqesia e perfolur e tij me Edi Ramen. Kjo miqesi e ka origjinen qe prej fillimit te viteve 2000.

Dritan Avllaj u be nje nder emrat me te perfolur ne Shqiperi kur politika shqiptare u investua dy muaj me pare ne nje fushate akuzash dhe kunderakuzash per nje projekt ndertimi ne zonen e Liqenit ne Tirane.


Ai u akuzua nga ana e Partise Demokratike ne Shqiperi si nje nder njerezit qe ndertonin ne Tirane fale mbeshtetjes qe i ofronte kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Ky i fundit deklaroi se akuzat jane nje fushate balte me te cilen Berisha kerkon tu thote shqiptareve se te gjithe jane hajdute si ne.


Kontrata e Liqenit


Kontrata e perfolur e ndertimit e Avllajt ishte se bashku me burrin e Albana Vokshit dhe Rrahman Selmanllarin tek Liqeni Artificial. Berisha pretendoi se Avllaj kishte marre 20 per qind te investimit kundrejt detyrimit per te nxjerre lejen e ndertimit.


Por Rrahman Selmanllari qe njihet ndryshe si sekser i djalit te kryeministrit nuk e pranoi kete ne prokurori. Prokuroria mbylli hetimet per ceshtjen por marredheniet mes Avllait dhe Selmanllarit dhe Tartarit nga ana tjeter u perkeqesuan.


Emrat e permendur


Rrahman Selmanllari i konsideruar si mik me djalin e Kryeministrit dhe Dritan Avllaj Tan Lepuri i permendur per njohjen e tij me kreun e bashkise se kryeqytetit u thirren ne Prokurori pas deklaratave te deputetes Albana Vokshi sipas se ciles bashkejetuesi i saj Arjan Tartari pagoi 20 te aksioneve per marrjen e lejes se ndertimit ne zonen e Kodrave te Liqenit Artificial. Per keto hetime u thirren edhe gardisti-biznesmen Fatos Skeja Ylber Cami dhe ndertuesi Ilir Trebicka


Ne prag te zgjedhjeve te 2009 granate ne lokalin e Avllajt pak pasi darkoi Rama


Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepuri eshte shfaqur ne politiken shqiptare ne fillim te viteve 2000. Ne ate kohe ai ishte shoferi i Monika Kryemadhit dhe emri i tij eshte perdorur nga Fatos Nano.


Ky emer eshte shfaqur ne menyre periodike ne shtypin shqiptar sa here qe afrojne zgjedhjet. Keshtu ne vitin 2009 vetem pak kohe perpara zgjedhjeve ne lokalin e tij u hodh nje granate. Ne ate lokal pak para kesaj ngjarje kishte darkuar Edi Rama.


Kohet e fundit emri i Dritan Avllajt eshte permendur nga mazhoranca. Deputetet e PD-se dhe kryeministri Berisha kane akuzuar kryetarin e opozites se shet lejet e ndertimit duke perdorur si sekser Dritan Avllajn. Avllaj u thirr ne Prokurori dhe ka sqaruar aty marredheniet e biznesit.


Dritan Prifti Meta prezantoi Tan Lepurin me Ramen ka qene shofer i Monika Kryemadhit

Ne kohen e debatit te ashper politik mbi ndertimet ne Liqenin e Tiranes nje nga deshmite me interesante ka qene ajo e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Pyetjes se gazetareve Si ju duket reagimi i LSI-se dhe kryetarit te saj Ilir Meta pas largimit tuaj ai ju pergjigj


..Reagim per te ardhur keq reagim imoral dhe mafioz. Nga nje ane thoshin rruge te mbare dhe nga ana tjeter thoshin iku ne plehrin e Tan Lepurit dhe tek klubi kokaines. Une Tan Lepurin nuk e njoh as per fytyre dhe nuk e kam takuar kurre. Ai eshte shpikje e Ilir Metes.


Ilir Meta e ka prezantuar ate me Edi Ramen sepse kur Meta ishte kryeminister Tan Lepuri ka qene shofer i Monika Kryemadhit. Ai ka filluar te beje pune qe ne kohen e Metes dhe nese Iliri do ta kishte pyetur Moniken besoj nuk do ta lidhte emrin e Tan Lepurit me mua.


Edhe me kokainen une skam pasur kurre lidhje. Nuk e kam provuar kurre dhe skam asnje lidhje me askend qe e perdor apo trafikon. Kurse Ilir Metes i kane arrestuar shofer te bashkepunetoreve te ngushte me kokaine ne makine.

Ai i ka nxjerre viza miqve te Spartak Brahos qe jane arrestuar ne Itali me kokaine dhe para pak javesh i arrestuan sekretarin personal te Ministrise se Jashtme per akuza me trafik kokaine. Keta i shohin njerezit si peng te krimit sic jane dhe kane qene vete....

Plagoset me arme Dritan Avllaj

Dritan Avllaj i njohur ndryshe edhe si Tan Lepri eshte qelluar me arme pak minuta me pare nga dy persona ende te paidentifikuar duke i shkaktur plage ne shpatull. Mendohet se dy persona me skafander e kane qelluar ndersa Avllaj ka qene duke levizur me makine. Avllaj ndodhet ne Spitalin Ushtarak ne Tirane jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur ne Rr. Mihal Grameno prane tregut elektrik ne kryeqytet. Policia ka nisur menjehere hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Avllaj u be i njohur pasi Berisha e beri personazh per shkak te nje kontrate ndertimi se bashku me burrin e Albana Vokshit dhe Rrahman Selmanllarin tek Liqeni Artificial. Berisha pretendoi se Avllai kishte marre 20 perqind te investimit kundrejt detyrimit per te nxjerre lejen e ndertimit. Por Rrahman Selmanllari qe njihet ndryshe si sekser i djalit te kryeministrit nuk e pranoi kete ne prokurori. Prokuroria mbylli hetimet per ceshtjen por marredheniet mes Avllait dhe Selmanllarit dhe Tartarit nga ana tjeter u perkeqesuan. Partia Socialiste qendroi larg ketij debati dhe kohet e fundit Dritan Avllai ka pasur nje distance edhe me Edi Ramen per te cilen Berisha e perfoli se ishte mik i tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›