E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me ne fund Nikola Sarkozi

Duke denuar vrasjet e protestuesve siriane Presidenti i Frances Nikola Sarkozi ka nenvizuar dje ne samitin e Europes se Bashkuar se ne cdo demokraci mund te kete manifestime nganjehere te dhunshme per fat te keq. Por ne asnje demokraci ne nuk mund te tolerojme mobilizimin e forcave te armatosura qe te qelloje me plumba te vertete kunder demonstruesve.


Keto pohime parimore te shefit te njeres prej demokracive me te rrenjosura te kontinentit europian therrasin vetvetiu ne kauze vrasjet me arme zjarri nga Garda e Republikes te kater protestuesve shqiptare ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne 21 janar te ketij viti. shte perseritur shpesh se paralelizmat midis Shqiperise dhe vendeve arabe calojne.


Dhe vertet calojne. Ne jemi nje vend i NATO-s ku eshte kryer se paku 3 here rotacioni i
pushtetit me vote. Pra jemi nje vend demokratik pavaresisht se me shume probleme. Pikerisht per kete arsye deklaratat parimore te presidentit francez edhe pse jane bere per te vraret ne nje vend arab i shkojne me shume dhe i
adresohen me shume Shqiperise.


Vendet totalitare te Arabise po paguajne sot cmimin e lirise ate cmim qe vendet ish-komuniste te Europes e paguan ose ishin gati ta paguanin dy dekada me pare kur ndodhi permbysja e madhe. Edhe pse tragjike dhe te denueshme vrasjet ne Libi apo gjetke kane justifikimin e perballjes per jete a vdekje midis popullit dhe rregjimeve.


Po vrasjet ne Shqiperi cfare justifikimi kane Demokracia nuk vret demonstrues. Ne asnje demokraci nuk tolerohet perdorimi i plumbave kunder protestuesve. E kane
thene e sterthene korifenjte e demokracise.


E tha dje edhe Nikola Sarkozi. Edhe po te mos ndodhej asnje gazetar shqiptar ne samitin e djeshem deklaratat e Sarkozise do te kishin mberritur ne Shqiperi me jehonen e distancimit dhe denimit te vrasjeve te 21 janarit.


Por nje gazetare e TVTCH ishte aty per ta pyetur drejpersedrejti presidentin francez nese deklaratat e tij per vrasje me plumba te vertete kishin vlere edhe per Shqiperine. Sarkozi u pergjigj Nese nje gje e tille do te ndodhte apo ka ndodhur ne Shqiperi atehere edhe per te qendrimet e mia do te ishin ekzakt te se njejtes natyre.


Nje gje e tille ka ndodhur ne Shqiperi. Hekurani Aleksi Veziri dhe Faiku jane
vrare me arme zjarri nga Garda e Republikes. Mu ne bulevard. Per me teper
duke qene demonstrues paqesore.


Na vjen keq por nuk mund te bertasim pse Presidenti i nje vendi te madh europian apo homologet e tij nuk e dine ose nuk e dine mire ate qe ka ndodhur. Ndoshta heshtja e tyre ka pulsuar ne paqartesi. Nese do te ishte keshtu kjo do te na lendonte por nuk do te na deshperonte.


Ka gjithnje kohe per te marre vesh te verteten dhe per te mbajtur ndaj fakteve te njejtin qendrim si ndaj parimeve. Presidenti i Frances Nikola Sarkozi eshte zeri me autoritar i Europes qe shqipton qarte dhe pa ekuivoke diplomatike nje princip themelor te sistemit
demokratik ate te papajtueshmerise me vrasjet politike apo me krimin shteteror.


E kemi ditur e kemi perseritur e sterperseritur gjithe kete
kohe ne regbine tone te vrazhde politike kunder nje frote politikanesh
e diplomatesh qe skane rreshtur se vendosuri ne nje plan vrasjet e
demonstruesve te pafajshem me hedhjen e gureve kunder policise nga disa
demonstrues te revoltuar qe skane reshtuar se krijuari logjiken e paleve qe
skane reshtuar se kerkuar gjoja hetim objektiv e te ekuilibruar kur te vraret
ishin rrezuar pergjithnje nga plumbat e Gardes se Republikes ndersa gjithe krimet e tjera ishin ne te ashtuquajturin grusht shteti si fanitje politike e
kryeministrit Sali Berisha.


Si nuk doli dikush si nuk doli makar nje ambassador qe te denonte qarte vrasjet e protestuesve te pafajshem. Te denonte vrasjet jo te gjente vrasesit. Vrasesit le ti gjente dhe le ti gjeje prokuroria por vrasjet si akt i patolerushem ne demokraci duheshin denuar menjehere.


Per nje moment eshte dukur sikur kjo frote ia doli te hidhte nje vello justifikimi ndaj vrasjeve kriminale duke numeruar cadra dhe shkopinj parullash ne duart e disa demostruesve te dhunshem duke i marre me nje seriozitet gjoja diplomatik shpikjet e Sali Berishes per cadrat pistolete dhe thikat me helm
duke u mbajtur iso padive qesharake te policise se shtetit kunder krereve
te opozites.


Me kete qendrim te turpshem kjo frote ia ka dale ne njefare
menyre te mjergulloje dhe zvarrise hetimet per te vetmin krim qe eshte
kryer ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane me 21 janar per vrasjet.
Ka qene dhe eshte e rende per te afermit e te vrareve per opoziten per
qytetarine per publikun shqiptar.


Por arriti Sarkozi qe tha ne demokraci protestuesit mund te jene edhe te dhunshem per fat te keq. Por demokracia nuk teleron vrasjen me plumba te vertete te protestuesve. Verdikti i politikes u dha me ne fund. Kunder vrasjeve. Per vrasesit e ka radhen drejtesia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›