E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri sot takimiGruevski-Papandreu

SHKUP-Takimi i kryeministrit te Maqedonise Nikolla Gruevski me homologun e tij grek Jorgos Papandreu do te zhvillohet sot dhe jo te enjten sic ishte parashikuar.
Sot ne Bruksel Gruevski do te takohet me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Takimi fillimisht ishte caktuar per dje por me kerkese te pales greke per shkak te obligimeve te Papandreut rreth takimit ne Keshillin Evropian u anulua dhe u caktuaper sot pasdite ne oren 1430 minuta.

Ky do te jete takimi i shtate tet-a-tet i dy kryeministrave pas ardhjes se Papandreut ne krye te Qeverise se Greqise. Angazhimet e deritanishme per permiresimin e relacioneve bilaterale nuk sollen avancim ne zgjidhjen e ceshtjes per emrin.
Gruevski ne deklaraten per mediat para disa diteve theksoi se pret qe takimet me kolegun e tij grek ne te ardhmen te jene me qenesore dhe jo vetem formale.

Takimi mes dy kryeministrave te vendeve fqinje vjen kur Presidenti i Komisionit Evropian Barroso pas takimit me Kryeministrin Gruevski tha se tani ishte shansi historik per zgjidhjen e dallimeve.

Shkupi dhe Athina kane dallime rreth emrit te Maqedonise

Presidenti i Komisionit Evropian Joze Manuel Barroso numer nje ne prioritetet per Maqedonine nuk permendi as reformat as korrupsionin as pavaresine e gjyqesorit ose lirine e medias ku pritet Maqedonia te marre kritika por ceshtjen e emrit.

Ne vecanti duhet te levizim perpara sa i perket ceshtjes se emrit. Koha per te vepruar ka ardhur vendi nuk duhet te humbase kete mundesi historike. Ceshtjet identitare jane padyshim te rendesishme per eshte me e rendesishme qe e kaluara mos te mbaje peng te ardhmen. U bej thirrje te gjitha paleve qe te tejkalojne kete problem sa me shpejte tha z. Barroso.

Por mesazhet e zyrtarit evropian jane te degjuara shpesh here ceshtja eshte se sa do te reflektohen ato nga zyrtaret ne Maqedoni.

Takimi Gruevski ndash Papandreu pritet me interes ne Maqedoni sepse ne nje deklarate te mehershme kryeministri Gruevski tha se ne bisedimet e ardhshme me palen greke ato do te jene me thelbesore.

Nderkaq para zotit Barroso kryeministri Gruevski perdori fjalor te pergjithshem
Ne kemi qene dhe jemi te angazhuar intensivisht ne bisedimet qe zhvillohen nen mbikeqyrjen e OKB-se. Qasja e Maqedonise eshte proaktive dhe konstruktive ku jepen ide per te tejkaluar dallimet dhe gjetjen e nje zgjidhjeje qe do te jete e pranueshme per te dyja palet duke perfshire edhe tonen ne nje referendum tha z. Gruevski.

Ndersa ne Greqi vleresohet se takimi Papandreu-Gruesvki nuk ka per te sjelle dicka te re.
Atmosfera e renduar ne prag te zgjedhjeve lokale te 7 nentorit nuk i lejon asnje hapesire kryeministrit grek qe te terhiqet nga qendrimi konstant i Greqise vene ne dukje analiste vendas.
Analiste ne Athine paralajmerojne se ky takim koke me koke i dy kryeministrave do te perfundoje me deklaratat e zakonshme ku te dy palet do te shprehin perkushtimin e tyre per gjetjen e nje zgjidhjeje. Por vetem kaq.
Ne keto momente Kryeministri grek nuk ka asnje mundesi per tu terhequr sadopak nga qendimi konstant i Greqise ne ceshtjen e emrit.
Dhjete dite para zhvillimit te zgjedhjeve lokale ne kushtet kur maxhoranca qeverisese ndodhet para kritikash teper te ashpra per shkak te masave shtrenguese ekonomike analistet mendojne se do te ishte vetevrasje politike per zotin Papandreu nese ne kete atmosfere te veshtire shtohej edhe nje terheqje ne ceshtjen e mosmarreveshjes me Maqedonine.
Keshtu kyeministri grek pritet te theksoje edhe njehere se Greqia kerkon nje nje emer me reference gjeografike qe do te perdoret ndaj te gjitheve.

Pala greke ka thene disa here se emri Republika e Maqedonise Veriore do te ishte nje baze e mire per diskutim.

Kjo iu tha javen e kaluar edhe Sekretarit te Pergjithshem te Nato-s Andres Frogh Rasmussen i cili pas takimeve me palen greke ketu tha se vendimi i aleancen per mos tu anetaresuar Maqedonia deri sa te zgjidhet ceshtja e emrit mbetet ne fuqi.

d.b/BBC/MIA/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›