E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic Shantazhi iBE per njohjen e Kosvesgabim katastrofik

BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic i ka bere te qarte Bashkimit Europain se ti kerkosh Serbise te njohe pavaresine e Kosoves ne shkembim te anetaresimit ne BE eshte nje gabim katastrofik. Deklarata e Tadic eshte bere sot ne mbremje gjate nje takimi me perfaqesues te agjensive mediatike nga Ballkani. Lajmi behet publik nga agjensia e lajmeve Ansa.

Sipas Tadic objektiv i Serbise eshte arritja e kompromisit nepermjet dialogut duke zgjidhur keshtu konfliktin historik mes serbeve dhe shqiptareve.

Presidenti serb perseriti nder te tjera se Serbia nuk do ta njohe kurre pavaresine e Prishtines ndersa shtoi se do te ishte nje gabim katastrofik qe dikush ne BE do te donte ti bente shantazh Serbise me dhenien e nje po-je per Kosoven ne shkembim te anetaresimit ne BE.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›