Enciklopedia e Iso-polifonise popullore shqiptare
Dhjetori i vitit te shkuar shenoi edhe promovimin e "Enciklopedia e Iso-polifonise popullore shqiptare", e cila u mundesua nga granti i Ambasades se SHBA-ve ne Tirane. Botim dygjuhesh, shqip dhe anglisht, autor i se ciles eshte Vaso Tole. Granti i SHBA-ve rroku shifren e 24 mije dollareve, nga fondi i ambasadoreve per ruajtjen e trashegimise kulturore. Asokohe, ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, John Uithers, gjate promovimit u shpreh: "Jam bere me te vertete nje admirues i madh i vlerave te pasura kulturore dhe historike ne Shqiperi. E fillova njohjen time me leximin e letersise dhe historise. Po pas mberritjes ketu, kam mesuar se ka fusha te tera, shume te pasura te jetes se artit, qe dua t'i njoh dhe t'i eksploroj". Nga vete fjala enciklopedi, s'mund te dyshohet fare per vleren e saj te madhe, por ajo cka permban ky botim nuk eshte thjesht nje historik, ku i meshohet vlerave qe ka iso-polifonia popullore shqiptare. Enciklopedia eshte e shoqeruar edhe me nje Cd, ku gjenden zerat e atyre qe e kane shkuar jeten duke kenduar.
Iso-polifonia, nis projekti i mbrojtjes
Pas shpalljes "Kryeveper e trashegimise gojore te njerezimit" ne vitin 2005, do te nise projekti per ruajtjen dhe mbrojtjen e iso-polifonise popullore shqiptare. Eshte zgjedhur data 31 mars per t'u bere prezantimi i fillimit te zbatimit te projektit "Per ruajtjen dhe mbrojtjen e iso-polifonise popullore shqiptare". Eshte nje projekt i perbashket, nisme e Keshillit te Muzikes Shqiptare, anetar i IMC/UNESCO me mbeshtetjen e Zyres se UNESCO-s ne Venecia, permes financimit te grantit te Qeverise se Japonise. Eshte nje projekt, i cili do te funksionoje ne saje te koordinimit te kater mini-projekteve. Hapi i pare i tij do te jete 31 marsi dhe qyteti i Permetit, ku do te behet edhe prezantimi i Odave te iso-polifonise shqiptare ne qytetet e Permetit, Korces, Vlores dhe Gjirokastres. Qellimi i madh i ngritjes se ketyre odave eshte nxitja e transmetimit te iso-polifonise te brezat me te rinj. Ne kete prezantim do te marrin pjese mjeshtrit e odave nga te gjitha qytetet ku do te ngrihen keto oda. Odat drejtohen nga menaxhere te njohur per vlerat e tyre intelektuale ne kete fushe si: kompozitori Josif Minga ne Korce, Niko Mihali ne Permet, Stefan Arseni ne Gjirokaster dhe Sejmen Gjokoli ne Vlore. Po gjate vitit 2008, do te organizohet edhe nje "Seminar trajnues per ekspertet kombetare per dixhitalizimin, arkivimin dhe menaxhimin e arkivave dixhitale te trashegimise shpirterore". Ne kuadrin e ketij projekti, do te organizohet nje kurs intensiv trajnimi me punonjesit e kultures dhe specialistet e trashegimise shpirterore per dixhitalizimin dhe menaxhimin e arkivave, duke perfshire ato dixhitale. Ne vijim, ne vitin 2009 do te vazhdohet me "Krijimin e nje regjistri, bazes elektronike te te dhenave si dhe nje katalogu te printuar te debutuesve te shquar te iso-polifonise shqiptare". Ky aktivitet perfshin inventarizimin dhe dokumentimin e debutuesve te afte te iso-polifonise (individe dhe grupe), pervoja dhe kontributi i te cilave jane te nje rendesie te madhe per ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e metejshem te iso-polifonise. Ne perfundim te projektit do te perpilohen dhe publikohet edhe "Gazeta ISO-Polifonia". Projekti do te realizohet ne bashkepunim te ngushte me organet e pushtetit vendor, qendrat kulturore te femijeve, drejtorite arsimore, si dhe me institucionet kombetare te trashegimise kulturore shpirterore.
Nentor 2005, Iso-polifonia ne UNECSO
Iso-polifonia shqiptare me 25 nentorin e vitit 2005, u shpall "Kryeveper e trashegimise gojore te njerezimit", mbrojtur nga UNESCO. E keshtu, pa me te voglin dyshim, data 25 nentor 2005 u shnderrua ne nje dite historike per mbare trashegimine kulturore te shqiptareve, por dhe per vete Shqiperine. Ne kete dite "Iso-polifonia popullore shqiptare" futet ne listen e "Kryeveprave te trashegimise gojore te njerezimit". Ishte padyshim lajm teper i gezueshem dhe u percoll jo vete nga mediat shqiptare, por nga mbare bota. Dr. Koichiro Matscura, drejtor i Pergjithshem i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s ne Paris, ishte ai qe e dha lajmin. Per te dale me kete vendim, Juria Nderkombetare e mbledhur ne Paris nga data 21-24 nentor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura te propozuara per t'u perfshire ne listen "Kryeveper e njerezimit", propozime te bera ne rruge zyrtare nga shtete te ndryshme ne cdo ane te botes, duke plotesuar dosjet dhe kriteret e shpallura per kete qellim. Por vlerat e iso-polifonise sone nuk u lane menjane dhe renditet ne listen "Kryeveper e njerezimit".