"Franku V" ngjitet ne skenen e TK
Pas gati 3 muaj prova, tragjikomedia e muzikuar e Fridrih Durrenmat pati premieren mbremjen e se premtes, per te vijuar pergjate gjithe fundjaves. Sic pati pohur me pare regjisori Arben Kumbaro: "Dicitura e kesaj shfaqjeje eshte: nuk ka demokraci per gangstere", u percoll vertet ky mesazh nga aktoret tane nepermjet simbolikes se Dyrrenmatit, i cili ne qender mban raportet e individit me shtetin, ato midis botes materiale dhe asaj shpirterore. Ai tallet me gangsteret bankiere qe neperkembin vlerat njerezore, duke ndertuar me mjeshteri karikaturat e tyre. Boshti i gjithe kesaj odiseje eshte paraja, ajo eshte gjeneratori i veprimit dramatik. Miti i parase i ka shnderruar bankieret ne bisha. Dhe ne skene u interpretuan nga aktoret Fatos Sela, Luiza Xhuvani, Neritan Licaj, Bujar Asqeriu, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Mehdi Malkaj, Naum Shundi, Vangjel Toce, Saimir Braho, Olta Dako, Marko Bitraku, Sokol Angjeli, Mario Deda etj. Grotesku si mjeti kryesor artistik ne veper mundi te percohet edhe ne skenen tone me realitet te perafert me ate qe pershkruan Dyrrenmat.