Ende asnjë zgjidhje për kontestin e emrit të Maqedonisë
Maqedonia dhe Greqia vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje recipokisht të pranueshme për çështjen e emrit. Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimic, pas takimeve të zhvilluara me krerët më të lartë në Maqedoni tha se buk ka zgjidhje mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me propozimin e prillit.
Sipas tij nuk është kontestuese se termi Maqedoni duhet të qëndrojë në emër, por pala greke insiston në përdorimin e përgjithshëm të emrit të kontraktuar, që nënkupton përdorimin e tij zyrtar në institucione, në marrëveshjet, në OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.
Gjithnjë sipas Nimic, pala greke insiston dhe nuk lëshon pe në qëndrimin për përdorimin e përgjithshëm të emrit, me qëllim që ai të përdoret edhe brenda edhe jashtë Maqedonisë.
Ai ka ritheksuar se propozimi, i cili është shqyrtuar nga pala maqedonase dhe greke, përmban termin Maqedoni, por palët negociuese nuk po kuptohen, se në cilin vend duhet të jetë përcaktimi gjeografik i termit Maqedoni.
Ndërmjetësuesi i OKB-së i ka vlerësuar si të pabaza spekulimet e mediave greke, se si emër është propozuar që Maqedonia të quhet Maqedoni sllovene dhe shqiptare.
Sipas ndërmjetësuesit ai gjatë kësaj periudhe asnjëherë nuk ka propozuar që emri i ri i Maqedonisë të përmbajë shenja etnike. Qëndrimit në Shkup ndërmjetësi, Metju Nimic, sërish do të qëndrojë në Selanik, ku duhet ta informojë palën greke për qëndrimet e Shkupit lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit.