Ende nuk ka nisur numërimi i votave në Njësinë 11

Fillimisht ishte thënë që numërimi të rifillonte në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, por as ky orar nuk është zbatuar.
Procesi rinisi në orën 10:00, por edhe kësaj here u bllokua, pasi kandidati i Partisë Socialiste në njësi, Naim Asllani, kërkoi nga numëruesit e opozitës që të mos vazhdojnë numërimin, duke thënë se duhej të pritej numërimi në Njësinë 8 në kryeqytet.
Motivet ende nuk dihen se pse duhet të pritet numërimi në një njësi tjetër. Në këtë KZAZ, kanë mbetur edhe 5 kuti votimi për t’u numëruar, ndërkohë që Basha ka një avantazh të thellë.
Njësia 11 në Tiranë i përket zonës së Laprakës, një zonë e njohur për mbështetje të gjerë për Partinë Demokratike dhe në zgjedhjet e shkuara fitues ishte kandidati demokrat. /S.Ll/Start/
2011-05-12 10:14