KQZ: Numërimi i votave në 4 njësi, pa probleme

Ekspertët e KQZ-së thanë në mbledhje se ka përfunduar numërimi në 7 njësitë e tjera bashkiake.
Specialistët e KQZ-së informuan se në KZAZ-të e tjera në kryeqytet ku ka përfunduar numërimi për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të Tiranës, po vijon normalisht numërimi për zgjedhjen e kryetarëve të minibashkive dhe këshillave përkatës minibashkiak.
Sipas KQZ-së edhe në rang vendi nuk janë paraqitur probleme në procesin e numërimit të votave. Në KQZ u debatua midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës vetëm për vonesat e numërimit në disa prej këtyre njësive. /S.Ll/Start/
2011-05-12 15:01