Ende shume per te bere - Komandanti i ISAF-it Petraeus takon Guttenbergun

Komandanti i trupave nderkombetare mbrojtese ne Afganistan gjenerali amerikan David Petraeus e cilesoi qendror rolin e Bundesverit ne misionin ne Hindukush. 5000 ushtaret gjermane e rrisin reputacionin e Gjermanise tha ai te marten 23.11. pas nje takimi me ministrin gjerman te Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg ne Berlin.
Ju duhet te dini se sa i rendesishem eshte kontributi gjerman per misionin e NATO-s dhe trupen nderkombetare mbrojtese ne Afganistan. Perpjekjet tona te perbashketa kane rendesi vendimtare per vendet tona dhe per te gjitha vendet e trupes nderkombetare te cilen me eshte dhene mundesia te komandoj - tha Petraeus.
Gjermania eshte kontribuesi i trete me i madh i trupave ne Afganistan pas SHBA-se dhe Britanise se Madhe.
Suksese por arritja e objektivave ende larg
Petraeus dhe Guttenberg folen per sukseset e para qe rezultojne nga strategjia e re ne Afganistan e cila parashikon perqendrim me te madh ne stervitjen e ushtareve dhe policeve afgane. Megjithate arritja e objektivave te vendosur eshte ende larg tha Guttenberg
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Mbrojtjes zu Guttenberg gjate nje vizite tek trupat gjermane ne Afganistan.
Vitin e ardhshem ne natyrisht do ta zgjasim mandatin e misionit ne Afganistan. Une kam bere edhe njehere te qarte se Gjermania edhe me tej ndien obligimin te mbeshtese bashkesine nderkombetare dhe te jape nje kontribut perkates si partnere ne Aleance.
Nuk permendet date konkrete per terheqjen e trupave
Gjenerali Petraeus konfirmoi planin e tij per te filluar vitin e ardhshem kalimin e pergjegjesise tek afganet. Komandanti i ISAF-it nuk dha nje date konkrete per terheqjen e trupave nderkombetare por la te kuptohet se do te kete ndryshime strategjike.
Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes beri te qarte se misioni ne Afganistan do te vazhdoje per nje kohe te gjate
shte i nevojshem nje veshtrim realist. Une besoj se fjala durim do na shoqeroje per nje kohe te gjate.
Misioni i kontestuar i avioneve gjermane Tornado nderkaq ka perfunduar. Gjashte avionet zbulues do te kthehen javen e ardhshme ne Gjermani beri te ditur arma ajrore gjermane. Ministri Guttenberg vendosi ne muajin shtator te terheqe nga Afganistani Tornadot dhe ne kembim te forcoje kontingjentin stervitor te Bundesverit ne veri te Afganistanit me 90 ushtare.
Ky ishte takimi i pare mes Petraeusit dhe Guttenbergut qe prej caktimit te gjeneralit amerikan ne postin e komandantit te trupes nderkombetare ne muajin korrik.
Autor Marcel Frstenau / Eliana Xhani
Redaktoi Esat Ahmeti