E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me artileri koreanoverior ndaj nje ishulli koreanojugor - sfondi

Ishin me shume se 200 granata me te cilat Koreja e Veriut qelloi pa paralajmerim Korene e Jugut dhe kjo ishte hera e pare qe prej perfundimit te luftes se Korese qe raketat bien ne territor te banuar. Te marten 23.11. ne ishullin e vogel por me popullsi te dendur Yeonpyeon ne perendim te gadishullit korean u degjuan te shtena. Se paku dy ushtare u plagosen dhe dhjetera persona ne mesin e tyre edhe civile u plagosen.

Ushtria e Korese se Jugut iu pergjigj zjarrit dhe kerkoi nga Veriu permes nje telefonate urgjente qe te nderpriste menjehere zjarrin. Avione koreanojugore u ngriten ne ajer dhe e gjithe ushtria ne Korene e Jugut eshte vendosur ne gjendjen me te larte te gatishmerise ne kohe paqeje. 1000 banoret e ishullit jane evakuar nderkohe por zjarret nuk jane vene ende nen kontroll. Presidenti i Korese se Jugut Lee Myung-bak kerkoi pas nje takimi krize me keshillin e sigurise ne nje bunker ne Seul pergjigje te qarta dhe te ashpra. Goditja eshte nje provokim ushtarak i cili nuk mund te pranohet. Ai theksoi ne te njejten kohe se situata nuk duhet te eskaloje me. Ne televizionin korean u transmetuan emisione speciale dhe disa nga qytetaret shprehen friken nga nje lufte e mundshme.

Perleshje te pergjakshme midis Koreve ka pasur edhe me pare

Nuk eshte hera e pare qe pergjate kufirit detar perendimor ndermjet Korese se Veriut dhe te Jugut ka patur perleshje te pergjakshme. Ne vitin 1999 2002 und 2009 anijet e marines se Korese se Jugut dhe asaj te veriut kane zhvilluar beteja te vogla ne det. Ne mars te ketij viti nje anije patrulluese koreanojugore u fundos nga nje silurues koreanoverior. 46 marinare humben jeten. Nga Koreja e Veriut nuk ka deri tani shpjegim per goditjen e sotme. Nga ministria koreanojugore e Mbrojtjes u tha se po shqyrtohet lidhja ndermjet manovres se trupave koreanojugore qe filluan te henen 22.11. dhe goditjes se sotme te artilerise koreanoveriore. Koreja e Veriut i eshte pergjigjur disa here me zjarr artilerie manovrave te meparshme. Megjithate me pare te shtenat binin ne det pa shkaktuar deme.

Nje shpjegim mund te jete se Korea e Veriut do te shtoje presionin si ndaj SHBA ashtu dhe ndaj Korese se Jugut qe te rifillojne bisedimet gjashtepaleshe pa kushte. Kjo do ti mundesonte vendit te varferuar dhe te izoluar marrjen e ndihmave. Nje shpjegim tjeter do te ishte me nderrimin e pushtetit ne Korene e Veriut. Kim Jong Il ka caktuar djalin e tij me te vogel Kim Jong Un si pasardhesin e tij. Per te demonstruar force dhe per te siguruar lojalitetin e ushtrise koreanoveriore ka mundesi qe Kim Jong Un te kete urdheruar kete provokim te qellimshem.

Zyrtarisht te dy Korete ndodhen akoma ne gjendje lufte. Pas nje faze shtensionimi Korea e Jugut ne vitin 2008 nisi te mbaje nje qendrim me te ashper ndaj fqinjit te saj per te arritur carmatimin atomik te gadishullit korean. Megjithate ne pranveren e vitit te kaluar Korea e Veriut testoi nje rakete me rreze te gjate veprimi dhe per here te dyte nje koke shperthyese atomike. Momentalisht i ngarkuari i posacem amerikan Stephen Bosworth ndodhet ne rajon per tu marre vesh me aleatet pas berjes se ditur te pasurimit te uraniumit nga Koreja e Veriut. Ne deklaraten e tij te pare ai beri te qarte se ne keto kushte nuk eshte i mundur rifillimi i bisedimeve gjashtepaleshe. Republika Popullore e Kines nga ana tjeter theksoi se pikerisht tani dialogu eshte i domosdoshem dhe paralajmeroi per rrezikun e nje pershkallezimi te situates.

Autor Peter Kujath/Ina Verbica

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›