E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Ëndra Amerikane” e Lorenzo Logorecit: Si u bëra i suksesshëm në SHBA, investimet në APPLE, TESLA dhe ZOOM

Kemi dëgjuar shpesh të flitet për “Ëndrrën Amerikane”, ku miliona njerëz nga e gjithë bota aplikojnë apo kërkojnë mundësi nga më të ndryshmet për të shkuar në “tokën e premtuar”, por jo të gjithë arrijnë sukses.

Por mbrëmjen e sotme në Vizion i Pasdites të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ishte i ftuar një nga shqiptarët më të suksesshëm në SHBA, Lorenzo Logoreci me origjinë nga Shkodra, por që sot është aksioner i “ZOOM”.

Ai ka treguar se ka qenë shumë i dhënë pas teknologjisë dhe menjëherë pas shkuarjes së tij në SHBA është afruar dhe ka investuar në bursë në disa kompani të mëdha si APPLE apo TESLA, të cilat i kanë sjellë shumë fitime.

Ai sëfundmi u bë edhe aksioner i “ZOOM” e cila për të ishte një goditje shumë e madhe.


Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Lorenzo cila është historia jote?

Lorenzo: Unë jam nga Skodra nga nja familje intelektuale. Jam larguar si çdo i ri që donte një të ardhme më të mirë. U largova në Gjermani, apstaj në Itali, në vitin 2 mijë në Amerikë. Pata mundësi të punoj në Atlanta, pastaj u shpërngula në San Françisko ku është qyteti i teknologjisë.

Brikena Prifti: Ti ke studiuar për teknologji?

Lorenzo: Jo për menaxhim, por kam bërë kurse.

Brikena Prifti: Cila ka qenë eksperienca e parë?

Lorenzo: Unë në fillim kam investuar në Apple se ishte që në fillim në San Françisko, ishte koha e teknologjisë virtuale. Filloi në kohë telefoni Apple, kam investuar aty, që më solli një shumë të madhe fitimesh. Në 2010 kam investuar në IVI, pastaj Tesla që erdhi në San Françisko, kam investuar aty për një kohë të gjatë, eci shumë përpara dhe më dha shumë fitime. Më vonë vendosa të jem një partner në ZOOM që në atë kohë ishte e nevojshme për virtualin.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›