E Diel, 1 Nëntor 2026

Endrit Thaçi mbështet protestën e OVL-UÇK-së

PRISHTINË, 17 shtator/ATSH/ Djali i ish–presidentit Hashim Thaçi, Endriti, del në mbështetje të protestës së Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Ai ka shpërndarë thirrjen e OVL-UÇK-së: “Protestë në mbrojtje të UÇK-së”.

Protesta mbahet të premten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të katër drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtator.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›