Ëndrra e Ukrainës merr fund në Kardif, Uellsi shkon në Katar

Uellsi ka siguruar për herë të parë në 64 vitit e fundit vendin në fazën finale të Kampionatit Botëror të Futbollit, pasi mposhti Ukrainën me një gol të vetëm në Kardif. Andrij Jarmolenko devijoi me kokë topin e ardhur nga goditja e lirë të Gareth Bejlit, duke nxjerrë nga loja portierin e tij në minutën e 34-t, në atë që rezultoi edhe momenti më vendimtar i gjithë takimit. Kjo humbje i dha fund fund rrugëtimit emocional për Ukrainën vetëm një hap lart arritjes në Botërorin e këtij fundviti, që do të mbahet gjatë dimrit në Katar.
Hera e fundit që Uellsi ishte në një Botëror ishte vitit 1958, por tashmë, skuadra e udhëhequr nga një lojtar i kalibrit të lartë, si Gareth Bejl, ka siguruar vendin në festivalin më të madh futbollistik në planet. Atje ku në fazën e grupeve, uellsianët do të përballen në një derbi britanik me Anglinë, por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin. Goli i vetëm i ndeshjes, i shënuar 11 minuta para fundit të pjesës së parë, kur Gareth Bejli ekzekutoi një goditje dënimi në portë, të cilën Georgij Bushçan dukej se e kishte mbuluar, por Andrij Jarmolenko, duke u përpjekur të largonte, e devijoi topin me një goditje me kokë që shërbeu për të devijuar topin në rrjetë.
Ukraina bëri më shumë vëllim lojë dhe e kontrolloi më tepër topin, por atyre iu mohua goli nga mbrojtja e shkëlqyer e Ben Dejvisit dhe pritjet e Uajn Henesit, veçanërisht pas goditjes së Artem Dovbikut në minutat e fundit. Uellsi mund të kishte thelluar epërsinë në pjesën e dytë, kur i sapofuturi Brenan Xhonson u ndal nga shtyllën pothuajse me prekjen e tij të parë të topit, ndërsa Bushçan i mohoi Bejlit një rast nga fare pranë.