E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mané: Largim nga Liverpuli? U përgjigja me humor, por për të

Fjalët e Sadio Mané për vullnetin e 60-70% të tifozëve të Senegalit që do të donin që ai të largohej nga Liverpool për një eksperiencë të re kanë bërë xhiron e botës. Sulmuesi u përgjigj se do të ndiqte dëshirat e këtyre tifozëve.

Megjithatë, tani ai është munduar të shpjegojë më mirë: “Ajo që thashë në përgjigjen e pyetjes për tifozët senegalezë, u tha qartë në mënyrë ironike dhe humoristike, mendoj se ishte shumë e qartë. Dhe do të ndalesha këtu për të komentuar dhe sqaruar. Gjithashtu sepse kam shumë respekt për Liverpool-in”, tha Mané për Canal + siç raportohet nga Daily Mail.

Por për të ardhmen, vetë Mané nuk e fsheh faktin se ende mbretëron pasiguria: “Dua të shtoj se tifozët e Liverpool-it më kanë pritur gjithmonë dhe më kanë trajtuar shumë mirë dhe se i respektoj shumë. Duke thënë këtë, e ardhmja ime do të shihet”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›