Energjia KESH leshon alarmin

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare jep alarmin se nëse 'CEZ
Shpërndarje' nuk nis menjëherë importin e energjisë për të mbuluar
humbjet, vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik në shtator.
'Në qoftë se nuk blihen humbjet për një muaj mos blerje humbjesh liqeni i Fierzes bie me 6 metër. Me këtë nivel të Fierzes, me këto rezultate qe ka KESH, duhet që të marrim masat të mos shkojmë tek importi, këtë e ka për detyrë ERE ta ndjekë, e vetmja ndjekje që mund të bëjmë ne është ajo që nuk do ta bëjmë, të ulim turbinat, por ta dini që nse do të ulen turbinat nuk do të kemi drita", thotë Halit Velaj, administratori i KESH-it. Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Halit Velaj thotë se kompania 'CEZ Shpërndarje' nuk ka shlyer të gjitha detyrimet e trashëguara nga koha kur sistemi i shpërndarjes administrohej nga çekët, madje këto detyrime janë shtuar gjatë gjashtë muajve të fundit, duke kapur një total prej rreth 450 milionë dollarësh. 'CEZ nuk i ka shlyer detyrimet për vitin 2013. Detyrimet ishin 300 milionë dollarë, në gjashtë muaj shifra është rritur me mbi 140 milionë dollarë; në këto kushte që flasim borxhi i CEZ-it është rreth 450 milionë dollarë', tha Velaj. Në këto kushte, një tjetër barrë e rëndë për KESH është borxhi prej 20 milionë dollarësh që koorporata u ka prodhuesve të vegjël. 'KESH iu ka nje borxh 20 milionë dollarë HEC-eve; kam bërë dy shlyerje me grafik; sasia e parave nuk ka qenë e kënaqshme, sot më janë bllokuar llogaritë, nuk kam para të investoj, as t'i jap njeriu borxhe, vetëm të mundohem të paguajë rrogat e punonjësve", tha Velaj. / Top Channel