E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e KESH reagon CEZ

Ka reaguar kompania 'CEZ Shpërndarje' e cila sqaron se në konferencën për shtyp të tre ditëve më parë, administratori Sahit Dollapi tha se importi nis menjëherë për pjesën e mbulimit të humbjeve.

Së dyti, thuhet në reagimin 'CEZ Shpërndarje', administratori nuk ka deklaruar kurrë që kompania nuk ka borxhe tek KESH, por ndryshe nga koha kur sistemi i shpërndarjes drejtohej nga cekët, ai ka nisur të shlyejë detyrimet. 'Brenda datës 16 të këtij muaji, CEZ Shpërndarje do të sigurojë energjinë nga importi për të mbuluar humbjet dhe do të vazhdojë të shlyejë faturat koherente ndaj KESH. Shlyerja e faturave të prapambetura momentalisht është pezulluar sipas një vendimi të Entit Rregullator të Energjisë': përfundon reagimi i 'CEZ Shpërndarje'.                 / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›