E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia dhe Siguria ne konferencen e sigurise ne Mynih

Seanca e dytë e Konferencës së 49 për Sigurinë në Mynih pati si temë kryesore "Energjia dhe siguria". Nga panelistët, zyrtarë të niveleve më të larta për cështje Tema “Energjia dhe siguria” dominoi konferencën 49 të sigurisë në Mynih. Sikundër bën me dije përmes statusit në faqen zyrtar në facebook, kryeministri Berisha ekpsertët e sigurisë diskutuan mbi rëndësinë e madhe të nxitjes së prodhimit të energjisë, duke shfrytëzuar burimet ujore, erën, diellin si dhe domosdoshmërinë e sigurimit të burimeve të reja energjetike për Europën, ndër të cilat edhe projektin e gazsjellësit Transadriatik. Kryeministi shkruan se nga debati, por dhe nga diskutimet me pjesëmarrës, rezulton se Shqipëria, me politiken e shndërrimit në superfuqi të energjisë se rinovueshme në rajon dhe në një qendër të fuqishme të shpërndarjes së gazit të TAP në të ardhmen, do të ketë një rol nevralgjik për energjinë në rajon. “Une shfrytëzova rastin për të diskutuar per TAP me disa prej zyrtarëve të rëndësishëm të fushës dhe rezulton se është bindja e plotë se TAP është projekti më i leverdisshëm dhe ka shanse reale që të fillojë ndërtimi i tij brenda këtij viti! “-shprehet kryeministri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›