Rriten te ardhurat nga taksat e minierave dhe naftes
Të ardhurat nga renta minerare, ose taksa që vjen nga aktiviteti i naftës dhe i minierave shënoi rritjen më të madhe të 5 viteve të fundit, gjatë 2012-ës.
Të dhënat më të fundit të Drejtorisë së doganave tregojnë se për vitin që lamë pas të ardhurat u rritën me 65 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Një kontribut të konsiderueshëm ka dhënë eksporti i mineraleve, produkte të cilat kaluan në vendin e parë të eksporteve gjatë vitit që lamë pas.
Që prej 2009-ës në vendin tonë operon nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse, e financuar nga Banka Botërore. Të dhënat më të fundit tregojnë se të ardhurat më të shumta vijnë nga industria e naftës, duke treguar për më tepër formalitet dhe prodhimtari në këtë fushë.
Nisma për transparencë në sektorin e naftës nxjerr në sipërfaqe rakordimin e shifrave, të detyrimeve që derdhen në buxhet dhe raportimeve që vetë kompanitë bëjnë.