E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, edhe pas privatizimit monopol

Pavaresisht privatizimit te sektorit energjetik, shitja e energjise elektrike do te jete serish monopol i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Projektligji per disa ndryshime ne ligjin per “Sektorin e Energjise Elektrike”, ka percaktuar tashme te gjitha detajet per mbarevajtjen dhe funksionimin e sektorit pavaresisht se do te kalojne ne duart e privateve. Tashme, pas miratimit te ketyre ndryshimeve, dje ne mbledhjen e qeverise do te vijojne procedurat per venien ne zbatim te tij. Megjithate, serish do te jete KESH-i ai qe do te vazhdoje te orientoje tregun e energjise, duke pasur parasysh se do te kete ekskluzivitetin e shitjes me shumice te energjise qe blen nga te gjitha burimet.

Furnizuesit

Pavaresisht menyres se si ka funksionuar deri me tani sektori energjetik, tashme me ligjin e ndryshuar do te funksionojne dy furnizues te rinj per energjine. I pari eshte Furnizuesi Publik me Shumice, i cili do te vazhdoje te jete ne varesi te strukturave te KESH. Ky subjekt ka si objektiv te punes se tij blerjen e energjise elektrike nga te gjithe burimet e mundshme si brenda dhe jashte vendit, sipas rregullave te percaktuara nga Enti Rregullator i Energjise Elektrike. Kjo energji e blere prej tij do t’i shitet furnizuesit te dyte qe eshte Furnizuesi me Pakice i Publikut. Ky subjekt do te kryeje shitjen e energjise te konsumatoret, por sipas cmimeve te miratuara nga ERE. Ashtu sic eshte deklaruar edhe me pare, ky Ent do te vazhdoje te percaktoje cmimet e energjise elektrike, duke mos lejuar rritje abuzive ne disfavor te konsumatoreve. FPP, ne baze te ketij ligji eshte i detyruar te kryeje furnizimin me energji pa nderprerje te te konsumatoreve. Gjithashtu, ne kompetencat e tij do te jete edhe leximi i matesve si dhe leshimi i faturave te konsumit te energjise elektrike.

Operatoret

Ligji i ndryshuar i energjise elektrike, ka kufizuar disi kompetencat e Operatorit te Sistemit te Transmetimit dhe atij te Shperndarjes se Energjise. Keta dy operatore do te kene funksione sherbimi per te qene ne funksion korrekt ndaj Furnizuesve te Energjise. Keshtu, OST-ja nuk do te kryeje me detyra komerciale, por vetem detyra sherbimi, ndersa OSSH-se i jane ridimensionuar kompetencat ne funksion te organizimit te ri dhe te privatizimit te tij. Transmetimi i energjise duhet te garantoje kapacitetin afatgjate te sistemit per te perballuar kerkesat. Gjithashtu, ai kontribuon ne sigurine e furnizimit nepermjet kapaciteteve te duhura. Nderkohe, pavaresisht ndryshimeve OST do te menaxhoje flukset e energjise se sistemit, duke marre parasysh edhe shkembimet me sistemet e tjera si dhe do te operoje linjat tregtare te interkonjeksionit. Nderkohe, per sa i perket OSSH-se, ai do te vazhdoje te kryeje detyrimet e tij te sherbimit, por duke investuar ne menyre qe te ofroje shperndarje te sigurt dhe efeciente te energjise. Gjithashtu, do te jete ky operatore qe do te vazhdoje procesin e pajisjes me mates te energjise elektrike, si dhe do te verifikoje ne rast se qytetaret do te kene ankesa.

Percaktimet

Furnizuesit me pakice:

Zbatojne kushtet e licences se furnizimit me pakice te klienteve

Plotesojne kerkesat e klienteve per energji elektrike, ne perputhje me kushtet e kontrates

Marrin pagesat, qe u takojne sipas kontratave

Blejne energjine elektrike, qe u nevojitet per te furnizuar klientet

Kane te drejte hyrjeje ne rrjet, sic percaktohet nga ky ligj dhe nga rregulloret e tjera, te miratuara nga ERE-ja

Lexojne mateset dhe leshojne faturat e konsumit te energjise elektrike per klientet e tyre

Per mbushin te gjitha detyrimet e tjera, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij ligji dhe legjislacioni ose rregulloret perkatese ne fuqi

Matesit e energjise:

Energjia elektrike e perdorur nga klienti, lexohet dhe faturohet nga furnizuesi, sipas regjistrave te aparateve perkatese

Blerja, instalimi, mirembajtja dhe verifikimi i saktesise se matesit behen nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes me shpenzimet e vete operatorit. ERE-ja eshte e autorizuar t’i kerkoje Operatorit te Sistemit te Shperndarjes te kryejne kontrollet e aparateve matese, per cdo kategori klientesh

Kur klienti dyshon ne saktesine e nje matesi, ose kur ka vene re pasaktesi ne mates i ben kerkese ERE-se, e cila urdheron Operatorin e Sistemit te Shperndarjes te kontrolloje matesin. Kur pas kontrollit verehen pasaktesi shpenzimet per riparimin ose zevendesimin e matesit jane ne ngarkim te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes. Kur vihet re ndonje pasaktesi, shpenzimet e kontrollit paguhen nga klienti

Cdo nderhyrje tjeter ne mates eshte e ndaluar dhe ndeshkohet sipas akteve ligjore ne fuqi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›