E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, tranzicioni sektorit jetik

Pas viteve `90, pjesa më e madhe e HEC-eve të vegjël dhe e TEC-eve, si rezultat i mungesës së investimeve, teknologjisë së vjetër dhe shkallës shumë të lartë të amortizimit, u nxorën nga puna. Për të bërë të mundur rivënien në funksionim, shumë prej HEC-eve te vegjël u privatizuan ose u janë dhënë me konçension nga shteti kompanive private, në mënyrë që të rehabilitojnë teknologjinë dhe të rifillojnë prodhimin e energjisë elektrike. Kështu janë rehabilituar dhe kanë filluar punën HEC-et Smokthinë, Gjanç, Bogovë, etj.,ndërsa po punohet nga ana e kompanive private për ndërtimin ndër të tjera të HEC Kalivaç me fuqi të instaluar 102,6MË në lumin Vjosë dhe HEC është me fuqi të instaluar rreth 45MË në lumin Drin, si HEC-i i fundit në kaskadë. KESH sh.a. vitet e fundit ka investuar në rehabilitimin e objekteve prodhuese në kaskadat e Drinit, Matit, Bistricës dhe do të vazhdoje investimet që kanë të bëjnë me rehabilitimet e centraleve prodhuese, kontroll-monitorimin, sigurinë e digave etj. Një drejtim tjetër i rëndësishëm i përpjekjeve të KESH sh.a ka qenë ndërtimi i burimeve të reja prodhuese. Në këtë kuadër, është drejt përfundimit ndërtimi i TEC-it te ri në Vlorë, me cikël të kombinuar me fuqi 97MË. Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë se Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes është duke punuar për përzgjedhjen e projektit më të përshtatshëm me qëllim fillimin së shpejti të ndërtimit të HEC Skavicë, si HEC-i i parë në radhë në kaskadën e Drinit dhe njëkohësisht HEC-i i fundit që ndërtohet mbi këtë lumë. Aktualisht, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare disponon një fuqi të përgjithshme gjeneruese prej 1628.3 MË. Fuqia e instaluar gjeneruese përfaqësohet nga 8 HEC-e me kapacitet të përgjithshëm 1431,7 MË, 7 TEC me kapacitet të përgjithshëm 194,6 MË dhe 34 HEC-e të vegjël me kapacitet të përgjithshëm 2 MË.

Duke qenë se, pothuajse të gjithë HEC-et e vegjël dhe TEC-et janë totalisht të amortizuar dhe jashtë pune, fuqia gjeneruese në gjendje aktive është 1431,75 MË me një prodhim vjetor të projektuar prej 4,338 miliardë këh. Për të ardhmen, KESH sh.a. synon furnizimin e pandërprerë me energji elektrike nëpërmjet gjenerimit, transformimit dhe shitblerjes së saj me koston më të ulët të mundshme; mirëmbajtjen e aseteve, zgjerimin dhe modernizimin e tyre; ndërtimin e burimeve të reja dhe kryerjen e aktiviteteve të studimit, projektimit dhe konsulencë për aktivitetet e përmendura më lart. Prej kohësh, KESH sh.a. është pjese e proceseve integruese dhe liberalizuese të tregtisë për Europën Juglindore dhe tashmë mund të thuhet se Shqipëria ka në tërësi një kuadër ligjor, nënligjor dhe rregullator të aftë për të përballuar sfidat që kërkon tregu i hapur i energjisë elektrike, jo vetëm në nivel nacional, por dhe atë rajonal e më gjerë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›